Blanc Ndeshja me Shqiperine e veshtire. Kerkojme fitoren

Duke vlerësuar si të vështirë ndeshjen me Shqipërinë, trajneri i përfaqësueses franceze, Laurent Blanc ka bërë të ditur se skuadra e tij do të kërkojë fitoren ndaj kuqezinjve. “Gjelat” kryesojnë grupin D eliminator me 13 pikë, por kjo sipas Blank kjo nuk i lejon ata të ulin mburojën dhe të shpërqëndohen sidomos në një fushë të vështirë si ajo e “Qemal Stafës”.
“Ne e respektojmë Shqipërinë dhe e dimë që në fushën e saj ka bërë ndeshje shumë të mira edhe kundër skuadrave të tjera të mëdha. Po ashtu ajo kërkon të kualfikohet dhe për këtë do të jete një ndeshje e vështirë. Sa i përket rezultatit. Ne do të zbresim në fushë për të fituar. Na duhen pikët, pasi në ndeshjen e ardhshme do të luajmë sërish në transfertë kundër Rumanisë”-tha Blanc.
Blanc ka hedhur poshtë zërat për probleme në përfaqësuesen franceze, duke i cilësuar ato si trillime të mediave.
“Mediat janë njësoj kudo dhe kërkojnë gjithmonë të gjejnë probleme edhe kur ato nuk ekzistojë. Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer dhe të gjithë futbollistët janë të fokusuar për ndeshjet e ardhshme”-theksoi ai.
Trajneri francez nuk pranoi të japë detaje sa i përket formacionit, duke konfirmuar dyshimin me formën e disa prej lojtarëve. Gjithsesi, në seancën e fundit zhvilluar në “Qemal Stafa”, Blanc i ka kapur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.
Nertan Prifti