Projektligje dhe vendime të miratuara nga Këshilli i Ministrave
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR DISA SHTESA Në LIGJIN NR. 9655 DATë 11.12.2006, “PëR AKADEMINë E SHKENCAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9655 datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PëR
DISA SHTESA Në LIGJIN NR. 9655 DATë 11.12.2006, “PëR AKADEMINë E SHKENCAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas pikës 4, të nenit 7, shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Akademikët e Asociouar të përfitojnë një shpërblim mujor në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Pas nenit 14 shtohet neni 14/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 14/1Raportimi i Akademisë së Shkencave
Akademia e Shkencave paraqet, brenda datës 15 dhjetor të çdo viti, informacion për veprimtarinë vjetore, pranë Këshillit të Ministrave/Kryeministrit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PëRPROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KV SHQIPëRI – KOSOVë (TIRANë – PRISHTINë)”, NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 eurosh”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I G J
PëRRATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KV SHQIPëRI – KOSOVë (TIRANë – PRISHTINë)” , NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83 pika, 1 dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1Ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 eurosh.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PëRPROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPëRISë Së JUGUT”, NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 37 750 000 EUROSH”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja Unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 37 750 000 eurosh“, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I G J
PëR
RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPëRISë Së JUGUT”, NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 37 750 000 EUROSH
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 37 750 000 (tridhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) eurosh.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PëR
NDRYSHIMIN E PëRGJEGJëSISë Së ADMINISTRIMIT Të DISA MJEDISEVE, NGA INSTITUTI I STUDIMEVE Të TEKNOLOGJISë Së NDëRTIMIT, AGJENCISë Së KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT Të PRONAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të disa mjediseve, përkatësisht, kati i parë teknik dhe kati i dytë teknik, të ndërtesës së Institutit të Studimeve të Teknologjisë së Ndërtimit, nga ky institut Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, sipas planimetrisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së FINANCIMIT,NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMISIONIT Të KOMUNITETEVE EUROPIANE, PëR PROGRAMIN E FINANCIMIT Të PJESëMARRJES Së SHQIPëRISë Në PROGRAMET TRANSNACIONALE ERDF Të OBJEKTIVIT Të BASHKëPUNIMIT TERRITORIAL EUROPIAN “EUROPA JUGLINDORE” DHE “MESDHEU”, NëN INSTRUMENTIN E NDIHMëS Së PARAADERIMIT (IPA) – KOMPONENTI I BASHKëPUNIMT NDëRKUFITAR, PëR VITIN 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998,“Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet transnacionale ERDF të objektivit të bashkëpunimit territorial europian “Europa Juglindore” dhe “Mesdheu”, nën Instrumentin e Ndihmës së Paraaderimit (IPA) – Komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2009, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së FINANCIMIT, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMISIONIT Të KOMUNITETEVE EUROPIANE,PëR PROGRAMIN ME SHUMë PëRFITUES PëR TEMPUS, Në KUADëR Të KOMPONENTIT Të IPA-S, “ASISTENCA E TRANZICIONIT DHE NGRITJA INSTITUCIONALE”, PëR VITIN 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin me shumë përfitues për tempus, në kuadër të komponentit të IPA-s, “Asistenca e tranzicionit dhe ngritja institucionale”, për vitin 2009, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së FINANCIMIT, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMISIONIT Të KOMUNITETEVE EUROPIANE, PëR PROGRAMIN E BASHKëPUNMIT NDëRKUFITAR NDëRMJET GREQISë DHE SHQIPëRISë, PëR VITIN 2009, Të INSTRUMENTIT Të ASISTENCëS Së PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI II - BASHKëPUNIMI NDëRKUFITAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, për vitin 2009, të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II - Bashkëpunimi ndërkufitar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëRMIRATIMIN, Në PARIM, Të KONVENTëS, NDëRMJETKëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së ESTONISë, PëR SHMANGIEN E TATIMIT Të DYFISHTë DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL Në LIDHJE ME TATIMIN MBI Të ARDHURAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I :
Miratimin, në parim, të konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Estonisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PëR DHëNIEN ME KONCESION Të HIDROCENTRALIT “TRESKA 3”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, Në PROCEDURëN PëRZGJEDHëSE KONKURRUESE, Që I JEPET SHOQëRISë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Treska 3”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Zecoronda”, shpk.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Treska 3”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PëR DHëNIEN ME KONCESION Të HIDROCENTRALEVE “çERKEZë 1” DHE “çERKEZë 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, Në PROCEDURëN PëRZGJEDHëSE KONKURRUESE, Që I JEPET SHOQëRISë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentraleve “çerkezë 1” dhe “çerkezë 2”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “ZALL HERR ENERGJI”, shpk.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “çerkezë 1” dhe “çerkezë 2”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, NDëRMJET PALëVE Në TRAKTATIN E ATLANTIKUT Të VERIUT, PëR BASHKëPUNIMIN Në LIDHJE ME INFORMACIONIN ATOMIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet palëve në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për bashkëpunimin në lidhje me informacionin atomik, si dhe të aneksit teknik dhe të sigurisë, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT, PRANë SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “EPOKA”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I : 1. Hapjen, në shkollën e lartë private “Epoka”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Inxhinieri ndërtimi” me profilet:
a) “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”;b) “Menaxhim i ndërtimeve”.
2. Ky program studimi i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në “Inxhinieri ndërtimi” me profilet:
a) “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”; b) “Menaxhim i ndërtimeve”.
3. Hapjen në shkollën e lartë private “Epoka”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë (MND)”, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Inxhinieri ndërtimi”.
4. Ky program studimi i ciklit të tretë realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë (MND), në inxhinieri ndërtimi”.
5. Shkolla e lartë private “Epoka”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1 e 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
6. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN , PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPëRISë Së JUGUT”, NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 500 000 EUROSH”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 500 000 eurosh””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I G J
PëR
RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN , PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPëRISë Së JUGUT”, NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 500 000 EUROSH
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 500 000 (pesëqind mijë) eurosh.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPëRISë Së JUGUT”, NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 10 750 000 EUROSH”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 10 750 000 eurosh””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I G J
PëR
RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES Së HUASë DHE PROJEKTIT, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Të PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT Të SISTEMIT Të TRANSMETIMIT, SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT Të PROJEKTIT, DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV E SHQIPëRISë Së JUGUT”, NëPëRMJET NJë HUAJE PREJ 10 750 000 EUROSH
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1Ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 10 750 000 (dhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) eurosh.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR ADERIMIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në MARRëVESHJEN, NDëRMJET SHTETEVE PALë Në TRAKTATIN E ATLANTIKUT Të VERIUT, PëR SIGURINë E INFORMACIONIT”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Minstrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PëR
ADERIMIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në MARRëVESHJEN, NDëRMJET SHTETEVE PALë Në TRAKTATIN E ATLANTIKUT Të VERIUT, PëR SIGURINë E INFORMACIONIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E PROTOKOLLIT SHTESë, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së KROACISë, PëR NDRYSHIMET Në MARRëVESHJEN “PëR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDëRSJELLë Të INVESTIMEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e protokollit shtesë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për ndryshimet në marrëveshjen “Për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E MARRëVESHJES, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së KROACISë, PëR NDRYSHIMET Në MARRëVESHJEN DYPALëSHE EKONOMIKE NDëRMJET QEVERISë Së REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së KROACISë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr. 8371, datë09.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për ndryshimet në marrëveshjen dypalëshe ekonomike ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES FINANCIARE,NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMISIONIT Të KOMUNITETEVE EUROPIANE, “PëR PROGRAMIN NDëRKUFITAR SHQIPëRI – MALI I ZI, PëR VITIN 2009, Të KOMPONENTIT Të DYTë Të INSTRUMENTIT Të NDIHMëS Së PARAADERIMIT (IPA)-BASHKëPUNIMI NDëRKUFITAR PëR SHQIPëRINë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, “Për programin ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi, për vitin 2009, të komponentit të dytë të Instrumentit të ndihmës së Paraaderimit (IPA) -Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë” .
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS FEDERALE Të GJERMANISë, PëR BASHKëPUNIMIN FINANCIAR PëR VITET 2006, 2007 e 2008, PëR PROJEKTET “LINJA UNAZORE 110 KV Në SHQIPëRINë JUGORE (PëRMIRëSIMI I EFICIENCëS Në FUSHëN E ENERGJISë)” DHE “LINJA 400 KV SHQIPëRI-KOSOVë (TIRANë-PRISHTINë)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar për vitet 2006, 2007 e 2008, në kuadër të projekteve në sektorin energjetik, si më poshtë vijon:
1. “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i eficiencës në fushën e energjisë)”, me një hua prej 11.250.000 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, e cila jepet në bazë të protokolleve të viteve 2006 dhe 2007.
2. “Linja 400 kV Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, me një hua, me kushte të favorshme, me vlerë deri në 42 000 000 (dyzet e dy milionë) euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.
3. “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i eficiencës në fushën e energjisë)”, me një hua, me kushte të favorshme, me vlerë deri në 37 750 000 (tridhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, NDëRMJETQEVERISë Së REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE MBRETëRISë Së SPANJëS PëR SHMANGIEN E TATIMIT Të DYFISHTë DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL Në LIDHJE ME TATIMIN MBI Të ARDHURAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në VENDIMIN NR.467, DATë 18.7.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PëR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, Të PERSONELIT AKADEMIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqiperisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.467, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në kreun I, “Dispozita të përgjithshme”, bëhen ndryshimet e mëposhtme;
a) Pika 1.3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.3. Universitetet, që kanë të drejtë të promovojnë personelin akademik për titullin “Profesor”, janë:
a) Universiteti i Tiranës;b) Universiteti Politeknik i Tiranës;c) Universiteti Bujqësor i Tiranës;ç) Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë;d) Akademia e Kulturës Fizike dhe Sporteve, Tiranë; dh) Qendrat kërkimore-shkencore, me status të krahasueshëm me atë të një universiteti.
1.3.1 Institucionet e arsimit të lartë (më tej universitetet), që kanë të drejtë të promovojnë personelin akademik për titujt ”Profesor i Asociuar”, janë institucionet e arsimit të lartë publik.”.
b) Pika 1.5 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1.5. Për organizimin dhe drejtimin e kualifikimit, shkencor e pedagogjik, pas doktoratës, në fakultetet e institucioneve të arsimit të lartë ngrihet këshilli i profesorëve (KP). Në të bëjnë pjesë të gjithë profesorët, me kohë të plotë të fakultetit. Numri minimal i anëtarëve të KP-së është shtatë veta, nga të cilët, së paku, pesë janë “Profesorë”. Një ose dy anëtarë të KP-së janë “Prof. Asoc.”, të punësuar me kohë të plotë, në fakultetin në fjalë ose fakultete të tjera të universitetit, që janë në prag të promovimit për titullin “Profesor”. Në rast se numri i profesorëve të fakultetit është më i vogël se pesë, për të arritur këtë numër në KP mund të thirren deri dy profesorë, të ftuar nga fakultetet e tjera, brenda universitetit ose nga universitete e tjera brenda ose jashtë vendit. Një profesor e drejton KP-në, me rotacion, për një vit akademik. Përbërja dhe funksionimi i KP-së rregullohen në përputhje me statutin dhe rregulloret e institucioneve të arsimit të lartë.”.2. Në kreun II, “Kriteret dhe procedurat për dhënien e titujve akademikë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Paragrafi i dytë, i shkronjës “c”, të pikës 2.1.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë) që ka realizuar, së paku, tri koncerte recitale--premierë (vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), ndër të cilat, së paku, 1 (një) të jetë realizuar jashtë Republikës së Shqipërisë, në një veprimtari ndërkombëtare (festival, sezon), ku vepra të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
b) Paragrafi i dytë, i shkronjës “ç”, të pikës 2.1.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka marrë pjesë si solist, së paku, në 2 (dy) realizime artistike (koncerte premierë, vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), në bashkëpunim me trupa të shquara dhe në salla të indeksuara, ndër të cilat së paku, 1(një) të luajtur nga trupa ndërkombëtare (instrumentistë të shquar, ansamble të rëndësishme, orkestra dhe trupa operistike) në një veprimtari ndërkombëtare (festivale, sezone), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
c) Paragrafi i dytë, i shkronjës “b”, të pikës 2.2.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka realizuar së paku 4(katër) koncerte recitale-premierë (vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), ndër të cilat, së paku, 1(një) të realizuar jashtë Republikës së Shqipërisë, në një veprimtari ndërkombëtare (festival, sezon), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
ç) Paragrafi i dytë, i shkronjës “c”, të pikës 2.2.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka marrë pjesë si i parë, së paku, në 4 (katër) realizime artistike (solist, vepra, ekspozita, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone) të njohura, në bashkëpunim me trupa të shquara, ndër të cilat, së paku, 1(një) të luajtur nga trupa ndërkombëtare (instrumentistë të shquar, ansamble të rëndësishme, orkestra dhe trupa operistike) në një veprimtari ndërkombëtare (festivale, sezone), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
d) Shkronja “ç”, e pikës 2.1.2, ndryshohet, si më poshtë vijon”
“ç) Diploma “Docent” nënshkruhet nga dekani dhe rektori, dhe vuloset me vulë të thatë, pasi është regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucionin e arsimit të lartë.”.
dh) Paragrafi i parë, i pikës 2.2.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:“Promovimi për titullin “Prof. Asoc.” bëhet nga KP-të e fakulteteve të institucioneve të arsimit të lartë publik (më tej universitetet), me kërkesë të vetë kandidatit/es. Kandidatët, që punojnë me kohë të plotë, pranë institucioneve të arsimit të lartë, dorëzojnë dosjen te dekani i fakultetit të tyre. Dekani ia kalon dosjen KP-së së fakultetit, i cili brenda një muaji jep mendim për fillimin e procedurës së vlerësimit të kandidatit/es. Në rastet kur një fakultet nuk ka arritur të krijojë KP-në, dekani i kërkon rektorit të universitetit ta përcjellë dosjen në një nga IAL-të e pëmendura në pikën 1, të këtij vendimi.”. e) Paragrafi i fundit, i pikës 2.2.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:“Diploma “Prof. Asoc.” nënshkruhet nga dekani e rektori, vuloset me vulë të thatë, pasi është regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të universitetit.”.10. Paragrafi i dytë, i shkronjës “d”, të pikës 2.3.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka realizuar pas marrjes së titullit “Prof.Asoc., së paku, 6 (gjashtë) koncerte recitale-premierë (vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), ndër të cilat, së paku, 2 (dy) të realizuara jashtë Republikës së Shqipërisë në një veprimtari ndërkombëtare (festival, sezon), ku performanca (vepra) të jetë pranuar, në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse, në shtypin profesional.”.
ë) Paragrafi i dytë, i shkronjës “dh”, të pikës 2.3.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka marrë pjesë si i parë, së paku, në 7 (shtatë) realizime artistike (solist, vepra, ekspozita, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone) të njohura, në bashkëpunim me trupa të shquara, ndër të cilat, së paku, 3 (tri) të luajtura nga trupa ndërkombëtare (instrumentistë të shquar, ansamble të rëndësishme, orkestra dhe trupa operistike) në një veprimtari ndërkombëtare (festivale, sezone), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse, në shtypin profesional.”.
f) Shkronja “c”, e pikës 2.3.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Brenda një muaji, senati e shqyrton kërkesën dhe merr vendim për t’i propozuar Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë komisionin vlerësues. Titullari i institucionit i dërgon kryetarit të KVTA-së, vendimin e senatit.”. g) Në fund të shkronjës “ç”, të pikës 2.3.2, shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:
“Vendimi i KVTA-së për përbërjen e komisionit vlerësues dhe fillimin e vlerësimit pedagogjik të kandidatit i dërgohet për zbatim titullarit të institucionit.”.
gj) Shkronja “dh”, e pikës 2.3.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“dh) Komisioni vlerësues harton një raport përfundimtar vlerësues për veprimtarinë botuese dhe aftësitë pedagogjike të kandidatit/es, së bashku me rekomandimin për dhënien ose jo të titullit. Raporti i dërgohet titullarit të institucionit, i cili ia përcjell atë, së bashku me dosjen përkatëse, kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë.”.
h) Pika 2.4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2.4 Titujt “Akademik i Asociuar” dhe “Akademik” janë tituj, që fiton çdo profesor, i cili është pranuar anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Në rastin kur ai/ajo është profesor në institucionin e arsimit të lartë, gëzon të gjitha atributet, që i takojnë titullit “Akademik i Asociuar” dhe “Akademik”.”.
j) Pas pikës 2.6 shtohet pika 2.7, me këtë përmbajtje:
“2.7. Të gjitha shpenzimet, që lidhen me promovimin për titujt akademikë, përballohen nga të ardhurat e institucionit të arsimit të lartë, ku zhvillohet procedura.”.
3. Pikat 3.1, 3.2 dhe 3.3, të kreut III, “Dispozita kalimtare dhe të fundit”, shfuqizohen.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e arsimit të lartë publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT PRANë SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “UFO UNIVERSITY”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 dhe 45 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I: 1. Hapjen në shkollën e lartë private “UFO University”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Pedagogji” me këto profile: a) “Didaktikë” ;b) “Menaxhim arsimi”.
2. Ky program studimi, i ciklit të dytë, realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diploma:
a) “Master i nivelit të parë, në pedagogji”, (MNP), me profil didaktikë;
b) “Master i nivelit të parë, në pedagogji”, (MNP), me profil menaxhim arsimi.
3. Hapjen në shkollën e lartë private “UFO University”, Tiranë, të programeve të studimit të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, (MND), në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) “Psikologji klinike”; b) “Politikë e jashtme dhe diplomaci”; c) “Pushtet ekzekutiv”; ç) “Shkenca administrative”; d) “Marrëdhënie ndërkombëtare”; dh) “Kontratat dhe e drejta europiane”; e) “E drejta tregtare ndërkombëtare”; ë) “Gazetari globale”.
4. Këto programe studimi, të ciklit të tretë, realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diploma:
a) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Psikologji klinike; b) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Politikë e jashtme dhe diplomaci; c) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Pushtet ekzekutiv; ç) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Shkenca administrative; d) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Marrëdhënie ndërkombëtare; dh) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Kontratat dhe e drejta europiane; e) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në E drejta tregtare ndërkombëtare; ë) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Gazetari globale.
3. Shkolla e lartë private “UFO University”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1 dhe 3 të këtij vendimi, pasi të ketë marrë lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik.
4. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
5. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.429, DATë 8.4.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR EMëRIMIN E ANëTARëVE Të KOMISIONIT PëR VLERëSIMIN E MASAVE PëR IMPORTET”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të ligjit nr.9790, datë 19.7.2007, “Për masat mbrojtëse në importe”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Në pikën 1, të vendimit nr.429, datë 8.4.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) “Z. Genc Ruli zëvendësohet me z. Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.”; b) “Znj. Lindita Xhillari zëvendësohet me z. Agron Shehaj, drejtor i departamentit juridik dhe shërbimeve, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E LISTëS Së STANDARDEVE Të HARMONIZUARA SHQIPTARE, Që KANë KARAKTER REFERUES PëR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT Të ASHENSORëVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, pika 19, e 27, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:1. Përcaktimin e standardeve të harmonizuara shqiptare, që kanë karakter referues për prezumimin e konformitetit të ashensorëve, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të ashensorëve me kërkesat thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr. 91, datë 27.1.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të ashensorëve””.3. Ngarkohet mnistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1269, DATë 17.9.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRBëRJEN, MëNYRëN E FUNKSIONIMIT DHE DETYRAT E PëRGJEGJëSITë E STRUKTURAVE SHTETëRORE, Të NGARKUARA PëR SHQYRTIMIN E VLEFSHMëRISë LIGJORE Të KRIJIMIT Të TITUJVE Të PRONëSISë MBI TOKëN BUJQëSORE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1, e shkronjës “A”, të kreut I, “Përbërja, mënyra e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar të Tokës (KQT)”, e vendimit nr.1269, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Komisioni Qeveritar i Tokës kryesohet nga ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe përbëhet nga:
• Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, zëvendëskryetar;• Ministri i Brendshëm, anëtar;• Ministri i Drejtësisë, anëtar;• Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, anëtar.
Kur për shkaqe të arsyeshme, ministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Qeveritar të Tokës, atëherë ai duhet të kërkojë paraprakisht, me shkrim, duke paraqitur këto shkaqe, miratimin e Kryetarit. Në vend të tij, me miratimin me shkrim të Kryetarit, merr pjesë, me të drejtë vote, zëvendësministri i autorizuar nga ministri.
Në mbledhjen e Komisionit Qeveritar të Tokës merr pjesë rregullisht, pa të drejtë vote: • Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë,• Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Burimeve dhe Ofrimit të Shërbimeve në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E LISTëS Së STANDARDEVE Të HARMONIZUARA SHQIPTARE, Që KANë KARAKTER REFERUES PëR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT Të PAJISJEVE DHE Të SISTEMEVE MBROJTëSE, PëR PëRDORIM Në MJEDISE POTENCIALISHT SHPëRTHYESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, pika 19, e 27, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:1. Përcaktimin e standardeve të harmonizuara shqiptare, që kanë karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve dhe sistemeve mbrojtese, për përdorim në mjedise potencialisht shpërthyese, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse për përdorim në mjedise potencialisht shpërthyese, me kërkesat thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr.142, datë 11.2.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse për përdorim në mjedise potencialisht shpërthyese””.3. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
10/02/2010