E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me Ambasadorin, e Sllovakise Miroslav Lajcak. Gjate ketij takimi Kryeministri Nano ka vleresuar marredheniet midis dy vendeve te cilat perbejne nj

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me Ambasadorin, e Sllovakise Miroslav Lajcak.
Gjate ketij takimi Kryeministri Nano ka vleresuar marredheniet midis dy vendeve te cilat perbejne nje baze te mire per zhvilimet e metejshme pozitive ne kete drejtim.
Kryeministri theksoi se ne marredheniet Shqiperi - Sllovaki ekziston tashme nje kuader ligjor dhe institucional, i cili mund te nxise marreveshje te tjera ne te ardhmen, si marreveshja per evitimin e taksimit te dyfishte, per nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, si dhe ne fushen e turizmit, bujqesise etj.
Kryeministri vleresoi hapat e Sllovakise per integrimin ne strukturat euroatlantike te cilat jane nje pervoje e vlefshme per Shqiperine ne rrugen drejt ketij procesi. Ne kete kuader Kryeministri eshte shprehur se ne Shqiperi Qeveria, ne dialog te vazhdueshem me opoziten dhe me perfshirjen e shoqerise civile, ka nderrmare nje varg reformash integruese si dhe angazhime konkrete ne luften kunder evazionit fiskal, trafiqeve te paligjshme dhe krimit te organizuar. Keto anagazhime konkrete u shpreh Kryeministri kane prodhuar me shume stabilitet ne vend.Gjithashtu Kryeministri Nano eshte shprehur edhe per rolin e Shqiperise ne zhvillimet rajonale si nxitese e proceseve integruese te cilat garantojne stabilitet ne te gjithe rajonin
Ambasadori Lajcak ka theksuar me tone pozitive hapat e nderrmara per reforma te gjithaneshme dhe arritjet ne muajt e fundit te Qeverise Shqiptare, duke vleresuar rolin e Kryeministrit Nano ne progresin e dukshem ne Shqiperi dhe inisiativat e tij per stabilitetin dhe integrimin rajonal.
Z. Lajcak tha se Sllovakia eshte e gatshme te ofroje asistence Shqiperise ne hapat e saj drejt integrimit ne strukturat europiane.
"Ne jemi te interesuar te punojme per marreveshjen e ripranimit e cila do te krijonte hapesira per liberalizimin e vizave dhe krijimin e lehtesirave ne levizjen e njerezve ne te dy vendet tona" tha ambasadori Lajcak.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›