E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot me rastin e marrjes se detyres se re, Kryeministri Fatos Nano ka pritur ne takime te vecanta zonjen Anila Bitri e cila eshte emeruar ambasadore e Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Spanjes d

Sot me rastin e marrjes se detyres se re, Kryeministri Fatos Nano ka pritur ne takime te vecanta zonjen Anila Bitri e cila eshte emeruar ambasadore e Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Spanjes dhe zotin Zef Mazi i cili eshte emeruar shef i misionit tone ne OSBE.

Ne takimin me zonjen Bitri Kryeministri Nano, pasi e uroi per detyren e re, theksoi se thithja e njerezve si zonja Bitri qe vijne nga ambjentet universitare ka per te sherbyer pozitivisht qe diplomacia jone te fitoje nje dimension sa me bashkekohor dhe te rrise profesionalizmin e saj. Eksperienca e saj si konsulle nderi e Spanjes gjithashtu eshte nje parakusht qe ne marredheniet tona dypaleshe ne te jemi me te hapur dhe me me shume njohje. Nga ana tjeter zoti Nano theksoi se marredheniet e shkelqyera dhe miqesore mes Shqiperise dhe Spanjes duhet te thellohen edhe me. Ne, tha ai, i jemi mirenjohes Spanjes dhe Qeverise se zotit Aznar per qendrimin konseguent ne mbeshtetje te antaresimit te Shqiperise ne BE. Mendojme se eksperienca e Spanjes si nje prej vendeve ku diktatura ka rene relativisht vone do te ishte nje percjellje e mire edhe per ne, qe gjithashtu jemi nje demokraci e re. Po ashtu fakti qe jemi dy vende mesdhetare dhe mes te cileve ekziston ndjenja e respektit reciprok eshte nje kusht per perparimin e marredhenieve. Ne takim u fol edhe per mundesite qe kane te dy vendet per strukturimin e marredhenieve vecanerisht ne fushen e turizmit dhe te biznesit.

Ndersa me diplomatin me eksperience Zef Mazi, pasi u theksua rendesia e posacme qe i jep Shqiperia marredhenieve me organizata te tilla nderkombetare si OSBE te cilat kane dhene nje kontribut te pazevendesueshem ne stabilizimin e demokracise ne Shqiperi, Kryeministri Nano u ndal posacerisht ne nevojen e thellimit te metejshem te marredhenieve qe do te thote ristrukturimin e ketyre marredhenieve konform situatave te reja dhe nivelit te ri te demokracise ne Shqiperi. Marredheniet me organizata te tilla prestigjoze, tha zoti Nano, duhet te shnderrohen ne marredhenie partneriteti dhe ne duhet te mesohemi te respektojme keto organizata duke u treguar partnere te denje dhe jo me thjesht "nxenes", sikurse ka pasur ndonje tendence. Ky lloj niveli bashkerendimi marredheniesh do te jete edhe prova me e mire se prezenca e organizatave te tilla ka dhene rezultat ne shoqerine dhe politiken shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›