Projektligji për sekuestrot Juristët: “Antimafia, si ligji komunist kundër bejlerëve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ligji antimafia duket të kthehet për diskutim me të gjithë aktorët e interesit. Projektligji i ri cenon të drejtën e pronës, pasi, sipas tij, çdo shqiptar mund të vihet nën hetim, pasi rreth 80 për qind e shqiptarëve nuk mund të vërtetojnë pronën e tyre.
Tani kur pritet që projektligji për goditjen e krimit të organizuar të kalojë në Parlament, mes debateve për kushtetueshmërinë e tij juristët propozojnë që drafti i njohur si ligji antimafia të rikthehet për një diskutim të gjerë me të gjithë aktorët e interesuar. Avokati Vladimir Meçe e shikon projektligjin e ri si një rrezik për çdo qytetar, aq më tepër kur sipas tij, në Shqipëri ka përqindje të lartë të ekonomisë informale.
Reagimi
“Ka shumë handikapë që janë të lidhur edhe për faktin se ky ligj krijon kolaps dhe një konfuzion në procedurat e takimit. Mbi 80 për qind e shtetasve shqiptarë nuk janë në gjendje që të vërtetojnë se prona është e tyre”, - u shpreh Meçe. Duke risjellë në kujtesë ligjin e 2004, avokati Meçe e krahason projekligjin e ri me një ligj të kohës të komunizmit, menjëherë pas Çlirimit kur qeveria, për të kontrolluar pasuritë e shtresës së pasur, aplikoi tatimin e jashtëzakonshëm. “Rreziku që vjen nga ky projektligj, drafti i paraqitur i hap rrugë abuzivizmit. Ky ligj është i ngjashëm me ligjin mbi tatimin e jashtëzakonshëm, nxjerrë nga qeveria pas Luftës së Dytë Botërore”,- u shpreh Meçe.
Projektligji
Në këtë projektligj parashikohen masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar nëpërmjet zbulimit, identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme të personave të dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar. Po kështu, përcaktohet dhe një mënyrë e përdorimit të këtyre pasurive. Projektligji është hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë dhe vjen në kuadër të ecurisë së dialogut të liberalizimit të vizave. Projektligji që kërkon shumicë të cilësuar të votave ne Kuvend, është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Lufta kundër drogës
Ndërkohë një tjëtër ngërç në luftën kundër krimit mbetet çështja e trafikut të drogës. Ndërkombëtarët rekomandojnë institucionet shqiptare që kryejnë ndryshime në ligj, për të garantuar zbatim eficent të Strategjisë Kombëtare kundër Drogës: duhet të forcohen kapacitetet administrative, veçanërisht nëpërmjet kualifikimit të mjaftueshëm të personelit në të gjitha autoritetet përgjegjëse (dogana, polici etj), si dhe duke iu siguruar pajisje më të mira dhe trajnim të vazhdueshëm. Duhet të garantohet vazhdimësia e oficerëve policorë që merren me luftën kundër drogës. Autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë ngushtë me homologët e tjerë kombëtarë dhe veçanërisht Europolin, si dhe të përmirësojnë luftën kundër krimit të organizuar shqiptar që merret me trafik droge. Shqipëria duhet të çojë deri në fund arrestimet dhe hetimet/ndjekjet penale të zyrtarëve policorë të korruptuar në luftën kundër drogës.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009