E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaksina kundër AH1N1, brenda dhjetorit mbërrijnë 250 mijë doza

Autori i Lajmit: Redaksia
Brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor do të mbërrijnë në Shqipëri 250 mijë vaksina kundër gripit të derrit. Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero sasitë e para të vaksinës janë siguruar nga Hungaria dhe Gjermania. “Porosia është bërë dhe priten 200 mijë doza nga Hungaria dhe 50 mijë nga Gjermania”, u shpreh Pipero. Drejtori garanton qytetarët se vaksina që do të vijë në Shqipëri dhe që si fillim do të përdoret për grupet e riskut nuk ka efekte anësore. “Nga informacionet që kemi kjo vaksinë, që po përdoret gjerësisht në Hungari, nuk ka patur efekte anësore”, u shpreh Pipero. Përsa i përket mungesës së vaksinës së gripit të zakonshëm në tregun faramceutik edhe pse nuk është përgjegjësi direkte e Ministrisë, por e grosistëve, drejtori i Politikave Shëndetësore thotë se janë kontaktuar firma të mëdha dhe pritet të mbërrijnë doza të tjera të kësaj vaksine në treg. Kjo vaksinë mund të bëhet deri në muajin shkurt nga cilido që ende nuk është prekur nga virusi.

Ky lajm është publikuar: 03/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›