E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare kërkon lirim të menjëhershëm

Autori i Lajmit: Redaksia
Avokati i Aldo Bares dorëzoi dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë ndaj klientit të tij. Sipas kërkesës së dorëzuar nga avokati, i akuzuari si kapo i Bandës së Lushnjës po mbahet në qeli në kapërcim të të gjitha afateve ligjore të hetimit dhe të gjykimit.
Me këtë argument, mbrojtësi ligjor ka kërkuar nga gjykata, lirimin e menjëhershëm të Aldo Bares, me anë të shuarjes së masës së arrestit vendosur ndaj tij në vitin 2006. Dy ditë pas ekstradimit ai doli para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë vendosur në mungesë ndaj tij.

Pretendimet

Mbajtja e Alfred Shkurtit në qeli kapërcen të gjithë afatet ligjore. Me këtë pretendim avokati i tij i kërkoi dje gjykatës lirimin e mënjëhershëm të klinetit të tij. Ndërkohë që gjykata ka administruar kërkesën për shuarje të masës së sigurisë pritet të hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarin që do të vendosë në lidhje me kërkesën. Në kohën që Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon Baren për 15 vrasje, pala mbrojtëse pretendon lirimin e tij.

Prokuroria

Për më se një dekadë Aldo Bare ka qenë në kërkim, por masat u aktivizuan në vitin 2006, kohë në të cilën Policia e Shtetit arriti të godiste me sukses anëtarët e bandës së tij kriminale, që jetonin e vepronin në Shqipëri. Prokuroria për Krimet e Rënda formuloi akuzën ndaj drejtuesit të kësaj organizate kriminale, Aldo Bare, për krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale. Aldo Bare akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Evropës Perëndimore, për të cilat bashkëpunohet me partnerët tanë perëndimorë. Arrestimi dhe ekstradimi i Aldo Bares përbën një sukses të padiskutueshëm të Policisë Shqiptare, i cili u arrit si rezultat i një pune inteligjente, edhe duke bashkëpunuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, nëpërmjet së cilës u finalizua identifikimi i plotë i këtij personi, i cili maskohej me emra të ndryshëm, nëpërmjet pasaportave të falsifikuara, me emrat fals Mikel Kodra, Artur Sallabanda etj. Ekstradimi dhe përballja e tij me drejtësinë shqiptare do të ndikojë pozitivisht për thellimin e hetimit të kësaj organizate kriminale.

Akuzat

Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen edhe:
- për vrasjen dhe dekapitimin (prerjen e kokës dhe shëtitjen në publik) të Artur Dajës në qytetin e Lushnjës
- vrasjen në qendër të qytetit të shtetasit shqipataro-maqedonas Xhevat Demiri
- të vrasjes për shkaqe të cilësive të veçanta, mbetur në tentativë të shefit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Sinan Meta
- për vendosjen e lëndës eksplozive me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës
- për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Kriminale, Klejdi Bano
- për vendosjen në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të Policisë së Rendit, Idriz Shuli
- për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut
- për vendosjen në mars të 2005 të eksplozivit në banesën e një punonjësi policie në rrugën “Don Bosko” në Tiranë
- për vendosjen e minës me telekomandë në makinën e ish-drejtorit të Policisë Kriminale, Xhavit Shala
- për vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Baki Taullau
- disa vepra të tjera penale, të cilat janë në hetim, për vrasjen e ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë, Bashkim Shkurti, për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë të qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›