Pronarët, shpërndarja e parave, pas shqyrtimit nga AKKP-ja të kërkesave
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
AKKP-ja është në fazën e administrimit të numrave të llogarive përkatëse, të dorëzuar nga ish-pronarët për kompensimin. Lajmin e bën me dije drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, i cili ishte i pranishëm dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. “Nga informacionet që kam jo të gjitha subjektet që kanë aplikuar janë fitues. Vetëm për 210 prej tyre ka përfunduar dorëzimi i numrave të llogarisë. Pasi të bëhet dorëzimi i tyre do nisë shpërndarja e parave në llogaritë përkatëse”, u shpreh Cefa. Sipas Cefës, aktualisht janë rreth 8 mijë kërkesa për të cilat nuk ka ende një vendim. Dhe pikërisht për shqyrtimin e tyre afati është 31 dhjetor 2011. Cefa tha më tej se, deri në këtë datë është parashikuar përfundimi i procesit të njohjes së drejtës së pronësisë dhe sipas rastit njohjes së të drejtës së pronësisë apo kompensimit. Më tej, pas vitit 2011 AKKP-ja vazhdon aktivitetin e saj, por duke u përqendruar në kompensimin e pronës, jo në njohjen e saj. Cefa nuk ka dhënë një përgjigje as për faturën financiare të këtij proce si. Ai u shpreh se, nuk mund të flasim për përllogaritje, sepse nuk dimë sa nga këto kërkesa do jenë pozitive, sa tokë do ngelet në pronësi të shtetit. Do mbetet tek ajo, pas kthimit dhe kompensimit të pronave.
Ndryshimet e ligjit
Me ndryshimet që i janë bë rë ligjit, zgjidhja e çështjes së pronave do të jetë e përqendruar vetëm tek një institucion, që është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit në Tiranë, ndërsa vendimet nuk do të jenë më kolegjiale, por do ti marrë drejtuesi i saj. Kjo do të thotë se në rast se keni probleme pronësie, në çdo rreth të vendit do të mund ta zgjidhni vetëm në kryeqytet. Ndryshimet që ju bënë ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, përveç të tjerash synojnë që brenda vitit 2011, agjencia të ketë përfunduar procesin e njohjes së pronës për 8 mijë kërkesat e bëra gjatë viteve të fundit. Drejtorja e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Marsida Xhafollari u shpreh në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se nisma e shkrirjes së zyrave rajonale është marrë me qëllim përshpejtimin dhe zgjidhjen e problemeve të pronës.
Reagimi i pronarëve
Pronarët, të cilët nuk janë pranuar në komisionin parlamentar të ligjeve, i cili miratoi këto ndryshime, reagojnë ashpër ndaj centralizimit në një dorë të vetme të çështjeve të pronësisë. Sipas Agim Toros, ndryshimet e ligjit nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin burokracitë për pronarët, pasi tashmë cilido që ka probleme pronësie duhet ti nënshtrohet një procesi gjyqësor të detyrueshëm në Tiranë dhe më pas të mundë ti drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në vitet e fundit gjykata e Strasburgut ka dhënë disa vendime në dëm të qeverisë shqiptare, duke i dhënë të drejtën ankimuesve, pronarëve shqiptarë. Por nisur nga volumi i madh i dokumentacionit që kërkohet për pronat, drejtori i agjencisë ka pranuar se ka vend që të rishikohet ligji me tendence thjeshtimin e dokumentacioneve. “Ne kemi zbatuar me përpikëri vendimet e Këshillit të Ministrave, por mendojmë se ka problematika, të cilat janë vërejtur në punën tonë për sa i përket dokumentacioneve që kërkohen. Në një kohë që për një shërbim sa më të mirë ndaj qytetarëve ka hapësira për ti reduktuar”, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa.
Ndryshimi i ligjit,
shkrihen 12 zyra rajonale
Aktualisht funksionojnë 12 zyra rajonale në qarqet e vendit, të cilat qeveria ka vendosur ti shkrijë për ti përqendruar punët vetëm në kryeqytet. Por kjo nismë, duket se do të krijojë një barrë të madhe për zyrën e vetme në kryeqytet si dhe do të jetë gjykata e Tiranës, në të cilën do të përqendrohet çdo ankim ndaj vendimeve të AKKP-së. Drejtori i AKKP-së, Cefa u shpreh se, duke u shkrirë zyrat rajonale, procesi thjeshtohet dhe tashmë subjektet nuk kanë më nevojë të bëjnë ankimin në rrugë administrative, por nëse është i pakënaqur nga AKKP-ja i drejtohet menjëherë gjykatës. Ndërkohë, ankimi sipas dispozitës aktuale bën fjalë për ankimin administrativ dhe atë në gjykatë. Ndryshimi i bërë parashikon në nenin 18 heqjen e të drejtës së ankimimit administrativ për shkak të ristrukturimit, sepse nuk do të ekzistojnë më zyrat rajonale.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009