E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, padi në gjykatë për Olldashin

Autori i Lajmit: Redaksia
Bashkia e Tiranës ka dorëzuar dje pranë Gjykatës së Tiranës 3 padi ndaj kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi dhe ndaj Partisë Demokratike. Burime nga gjykata bënë të ditur se padia është bërë nga përfaqësuesja juridike e Bashkisë së kryeqytetit, Migena Vishko, e cila ka bërë të ditur padinë civile. Vishko ka shtuar se këto padi janë bërë nga Bashkia e Tiranës, e cila kërkon nga këto tri subjekte përgënjeshtrim ndaj shpifjeve që i janë drejtuar këtij institucioni. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës kërkon zhdëmtim për cenimin e dinjitetit. Ajo ka paralajmëruar se do të bëjnë edhe padi penale ndaj Berishës dhe Olldashit, për akuza të pavërteta sipas saj, për korrupsion. “Paditë sot ishin kallëzim civil, por jemi gati për kallëzim penal”,- tha Vishko. Si kompensim përveç përgënjeshtrimit, Bashkia e Tiranës ka kërkuar 1250 pemë dëmshpërblim nga palët e paditura.

Ky lajm është publikuar: 03/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›