34 nxënës nderohen me titullin E ardhmja e qytetit
Autori i Lajmit: Red.
34 nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në qytetin e Durrësit u nderuan të martën nga bashkia me titullin E ardhmja e qytetit për rezultatet e arritur gjatë vitit shkollor 2006-2007. Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e bashkisë së Durrësit, kryebashkiaku Vangjush Dako tha se “ne po investojmë sot për një të ardhme më të sigurtë nesër”. Ai nënvizoi se investimi i dijes u rikthehet shumëfish vetë nxënësve të dalluar. Këshilli bashkiak kishte përcaktuar një fond prej 1.5 milion lekësh, që iu nda nxënësve që morën titullin “E ardhmja e qytetit”. Mjaft prej tyre janë shpallur fitues në olimpiadat kombëtare dhe rajonale në lëndë të ndryshme, ndërsa një pjesë kanë patur rezultate vjetore mjaft të larta në mësime. Ky është viti i dytë që bashkia e Durrësit shpall nxënësit më të mirë të vitit shkollor.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007