"Shtate nga pacientet jane ne reanimacion, jashte rrezikut"
Fill pas rasteve te para te asfiksimit nga gazi helmues qe doli nga shtresa e nentokes, 15 persona jane derguar me urgjence per ne spitalin rajonal te Fierit me automjete te rastit, por edhe me autoambulancat e shumta qe mberriten me vone ne Zharrez. Pacientet jane banore qe kane shtepite e tyre fare prane pusit qe shpertheu fontane. Sipas burimeve nga spitali rajonal Fier, mesohet se shtate prej tyre kane qene ne rrezik per jeten. "Kater persona te tjere ndodheshin te shtruar ne repartin patologjik te ketij spitali, ne gjendje shendetesore me te mire, por gjithmone nen vezhgimin e rrepte te mjekeve, nderkohe qe kater te tjere kishin marre mjekimin dhe ishin larguar", thote mjeku toksikolog, Kilo Stoja. Sipas tij, pacientet e asfiksuar jane ndare sipas problemeve qe ata kane pasur per shkak te pasojave te helmimit. "Kush ka pasur probleme zemre ka shkuar tek kardiaku, ata me mushkri tek pneumologu dhe keshtu me radhe", tha me tej Stoja. Te asfiksuarit kane pasur shtrengim fyti, te vjella, keputje gjymtyresh, humbje ndjenjash, veshtiresi frymemarrje e te tjera. Mjeku pohoi faktin se ata qe jane me rende u derguan ne sallen e reanimacionit, ku po mbahen nen mbikeqyrje te rrepte te nje stafi mjekesh specialiste, nderkohe qe te tjere jane me lehte dhe po marrin mjekimin e duhur.