E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, takim me shqiptaret e Presheves

TIRANE - Kryeministri Berisha priti ne takim nje delegacion nga Lugina e Presheves, nder te cilet deputetin shqiptar ne parlamentin serb, Riza Halili si dhe kryetaret e Komunave dhe te Kuvendeve te Presheves dhe Bujanovcit. Kryeministri Berisha u uroi mireseardhjen perfaqesuesve nga Lugina e Presheves duke shprehur vleresim per punen e bere nga klasa politike dhe administrata ne keto komuna qe ndodhen ne territorin e Serbise, pune kjo qe ka deshmuar se ka nje perkushtim te madh per mbrojtjen dhe arritjen e te drejtave qe atyre u takojne si dhe vleresoi pozitivisht kontributin e tyre per paqen dhe stabilitetin ne vendin ku jetojne. Perfaqesuesit e delegacionit nga Lugina e Presheves falenderuan Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen dhe interesimin e perhershem per Luginen e Presheves si dhe e njohen Kryeministrin me problematika te ndryshme ne komunat e Lugines se Presheves vecanerisht me problemin e njohjes se diplomave te shqiptareve te marra ne Universitetin e Prishtines si dhe probleme te tjera lidhur me arsimimin e te rinjve te kesaj krahine. Kryeministri u shpreh se do te mbeshtese zgjidhjen e problemeve dhe kerkesave qe autoritetet e Lugines se Presheves i parashtruan.

"Shqiperia, e hapur per studentet preshevas"

"Arsimi shqiptar eshte i hapur ndaj te rinjve te kesaj zone duke shpresuar qe edhe problemi i njohjes se diplomave te Universitetit te Prishtines te shkoje shume shpejt drejt zgjidhjes. Per kete u cilesua mjaft i rendesishem roli qe ndihma dhe mbeshtetja e autoriteteve nderkombetare ne Luginen e Presheves mund te japin ne kete drejtim", tha Berisha.

Bregdeti

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria nje vemendje te vecante po i kushton zonave bregdetare dhe infrastruktures se tyre rrugore. Sipas Berishes, asfaltimi do te behet realitet per te gjitha komunat e vendit si ajo komunat e Dajcit, Bushatit, Lezhes, Kurbinit, Shijakut, Durresit, Kavajes, Fierit, Vlores.

Diskriminimi

Gjate fjales se tij ne Spille kreu i qeverise Berisha deklaroi se investimet e qeverise do te shkonin ne cdo zone te vendit, pa diskriminuar asnje prej tyre. Berisha deklaroi se ishte i kenaqur qe ne kete zone jane bere keto investime dhe ishte i vetedijshem qe investimet e medha do te shkojne ne cdo zone te Shqiperise.

1.2

Miliarde

Ishte edhe shifra qe kishte investuar, sipas Berishes, qeveria vetem kete vit per rruget e vendit. Kreu i qeverise theksoi se infrastruktura rrugore do te mbetej prioritare per qeverine qe ai drejton dhe ne te ardhmen.

Refuzon detajet, del kunder FMN


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›