Kryeprokurorja Ina Rama ne Opinion foli per hetimin e Bashes sdha detaje

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama në intervistën e saj për “Opinion”, tha se kishte ardhur koha të thuheshin disa gjëra. Por një ndër ato që tha dhe habiti për të mos thënë tronditi me lehtësinë me të cilën e shprehu ishte përmendja e ish-ministrit të Brendshëm, të asaj kohe, Lulzim basha si pjesë e hetimit të çështjes. Por pse Ina Rama shprehet kështu? Dy janë opsionet që menjëherë të vijnë në mendje. Çështja më e rrezikshme, nësë ka ndodhur siç, kryeprokurorja shprehet, është se ajo merr iniciativën të hetojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, në këtë rast zotin Basha, në shkelje flagrante me Kushtetutën e vendit, nenin 73 të saj. Aty shprehet qartë rruga që organi i akuzës duhet të ndjekë për ndjekjen penale të deputetit, kur thotë se “Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit”. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit parashikojnë se ky hetim nuk mund të kryhet dhe pa njoftimin e deputetit. Këtë rrugë kushtetuese kryeprokurorja po ndjek pas një viti nga demonstrata e dhunshme me tre deputetët e Partisë Socialiste, Balla, Doshi e Baraj.
Opsioni i dytë dhe më pak i rrezikshëm është se kryeprokurorja nuk e ka për gjë shpifjen, do të thotë që zoti Basha nuk ka qenë në hetim, porse gjatë emisionit, zonja Rama foli me subkoshiencën e saj, foli mundësisht për atë që ajo mund të ketë dëshiruar. Nëse kjo ishte shpifje, nuk do të ishte çudi, pasi mund të konsiderohet si një ndër shpifjet gjatë emisionit. Tjetra ishte ajo kur kuturisej mes termave oborr apo perimetër sigurie, duke iu shmangur thelbit të çështjes dhe asaj që ligji për përdorimin e armëve të zjarrit i lejon Gardës së Republikës, kur sulmohen objektet që ajo ka në rujtje. Neni 25 i ligjit në fjalë sqaron se “punonjësi i gardës përdor armën në rastet e përcaktuara në ligjin “Për përdorimin e armëve të zjarrit, si dhe në rastet kur sulmohen personalitete e larta shtetërore të vendit dhe të huaja, rojet dhe objektet në ruajtje”.