Ambasadori italian Massimo Gaiani vizite ne Shkoder
Vizitën e tij të parë jashtë Tiranës si ambasador i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani e ka zhvilluar në Shkodër. Axhendën e ngjeshur të takimeve e ka konkluduar me vizitën në Bashkinë e Shkodrës, ku është pritur nga kryetari, Lorenc Luka. Në bisedën mes tyre vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve Shqipëri – Itali dhe për impaktin që ka patur në shumë fusha, e aq më tepër në këtë periudhë që vendi është në prag të integrimit europian.
Duke mbështetur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ambasadori Italian ka vlerësuar ecurinë që ka patur Shqipëria deri më sot.
“Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të rrugës së saj drejt Europës, janë bërë hapa shumë të rëndësishëm në terma të dialogut të forcave politike. Ne mbështesim pa rezerva aderimin e Shqipërisë në BE, pasi është kjo ajo që populli shqiptar pret, shpresojmë që ky proces i dialogut të vijojë dhe të intensifikohet, pasi është shumë e rëndësishme”, deklaroi diplomati italian.
Gjithashtu, i pyetur rreth zgjedhjes së Presidentit të ri, proces që do të zhvillohet pas pak muajsh, Gaiani e ka vleresuar si çështje të brendshme të Shqipërisë dhe askush nuk mund të ndërhyjë në këtë pikë.
“Zgjedhja e Presidentit është një çështje që u takon shqiptarëve dhe një përfaqësues i një shteti tjetër nuk duhet të ndërhyjë dhe unë jam plotësisht dakord me atë që shqiptarët do të vendosin”, u shpreh ai.
Vizita e tij ka vijuar më pas në disa zonë të qytetit të Shkodrës i shoqëruar nga Kryetari Bashkisë.