E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres pranga per arme pa leje

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një shtetas 23 vjeçar nga Tirana pasi në automjetin me të cilin ai udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive, pushkë (pa numër) që posedohej prej tij. Makina tip “Volsëagen Touareg” me targa TR 0141 Z, ku u gjet arma, sipas njoftimit zyrtar të policisë drejtohej nga 28 vjeçari, Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi dhe bashkë me ta në makinë ishte dhe një 22 vjeçar po nga Tirana. Në kohën kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policise për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit të mjetit. Pas gjetjes së armëve në makinë 23 vjeçari, Lori Kelolli u arrestua për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive. Pas verifikimeve të kryera nga Njesia e Qarkullimit Rrugor Durrës, automjeti me targa TR 0141 Z rezultoi pa dokumentacionin përkatës dhe u bllokua administrativisht për veprime të mëtejshme. Policia e Durrësit bëri të ditur se shtetasi, Ledio Ruçi dhe E. Malaj pas kryerjes së veprimeve të nevojshme proceduriale u lanë në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›