Rusia i ndërpret furnizimin me energji Bjellorusisë

Rusia ka kërcënuar sot Bjellorusinë se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike pasi ky vend ka dështuar që të bëjë pagesën e radhës për shkak të krizës ekonomike.
Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të nisë sonte në orën 22:00 të mbrëmjes. Më herët gjatë këtij viti, kompania furnizuese e kishte reduktuar furnizimin me energji elektrike për Bjellorusinë, ndërsa kishte shtyrë afatin përfundimtar për ta ndihmuar Minskun që të arrinte të bëjë diçka për kthimin e borxhit.
Raportohet se fjala është për 21.2 milion dollarë borxh të papaguar që Bjellorusia i ka Rusisë.