E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji për INSTAT-in, Balla: Po shkelni rekomandimet e BE-së

Deputeti i PS-së Taulant Balla akuzoi mazhorancën se po shkel rekomandimet e BE-së duke e vendosur INSTAT-in në varësi të kryeministrit. Duke folur në seancën plenare ku po diskutohet projektligji “Për statistikat zyrtare”, Balla theksoi se projektligji mbi statistikat zyrtare që vjen në Kuvend e shndërron këtë institucion në zyrën e kryeministri Berisha.
“Ky ligj shfaros pavarësinë institucionale dhe shkon në krah të kundërt me atë çfarë ka kërkuar Bashkimi Evropian. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë në progres raportin e vitit 2011 ku thuhet se dispozitat që lidhen me rolin e INSTAT-it janë të pamjaftueshme. Ligji nuk siguron përfaqësim të gjërë të përdoruesve të statistikave zyrtare në Këshillin që nuk dihet se nga kush përbëhet. Pavarësia profesionale e INSTAT nuk është adresuar sa duhet në ligj dhe duhen bërë përpjekje për këtë”, theksoi Balla.  Ai shtoi më tej se Bashkimi Europian përmes këtij dokumenti ka kërkuar të plotësohet kuadri ligjor pasi është i pamjaftueshëm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›