E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat e vjetra, që sot jashtë përdorimit

TIRANE- Udhetim jashte vendit vetem me pasaporta biometrike. Qe nga dita e sotme, pasaportat e vjetra nuk do t’u sherbejne me per te kaluar neper pika kufitare, e per udhetime jashte vendit.

Ne baze te vendimit te qeverise, pasaportat jobiometrike të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012.

zevendes ministri Brendshem, Ferdinat Poni ka sqaruar permes nje deklarate per mediat, se shqiptaret mund te hyjne ne Shqiperi me pasaportat e vjetra, por ato nuk mund te perdoren per te dale jashte vendit. “Qytetaret nuk mund te dalin pa pasaporta biometrike”- tha ai.

Sipas tij, ne total 2 milione e 217 mije qytetaret kane aplikuar per pasaportat biometrike.

Keshtu, të gjithë shtetasit shqiptarë, që janë të pajisur me pasaporta jo biometrike nuk mund ti përdorin më ato, pavarësisht datës së skadencës që shënohet në dokument.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›