Mediat italiane Italia rritet ne Shqiperi
Rrugët, energjia dhe biznesi i vogël e i mesëm: Italia rritet në Shqipëri. Kështu titullohet shkrimi në të përditshmen prestigjoze italiane “Il sole 24 ore”.
Vizita e kryeministrit Berisha në Itali ka qenë e një rëndësie të vencantë për të dy vendet, kryesisht në kuadër të marrdhënieve ekonomike. Mediat italiane të shtypit të shkruar dhe ato vizive janë ndalur në takimin e kryeministrit me krerët më të lartë të shtetit dhe atë në konfindustrinë për tu paraqitur biznesmenëve italianë mundësinë për të investuar në Shqipëri. Në një shkrim dedikuar takimit “Shqipëria në Europë” e përditshmja italiane “Il Sole 24 ore” ka nënvizuar fjalën e kryeministrit Berisha i cili i ka ftuar inestitorët italianë të vijnë në Shqipëri. Taksa të ulëta për biznesin dhe personat, one stop shop për kompanitë, mundësia për të pasur licencën on line, një paketë investimesh të vazhdueshme për infrastrukturën prej 10 mijë km rrugë dhe objektivi për ta kthyer Shqipërinë në një superfuqi të vogël energjitike. Janë këto arsyet sipas kreut të qeverisë se përse investitorët italianë duhet të financojnë në Shqipëri. Sipas këtij shkrimi, zv presidenti për raportet ndërkombëtare në Konfindustirnë italiane, Paolo Zegna ka deklaruar se nuk janë vetëm pozita gjeografike dhe politikat ato që favorizojnë investitorët e huaj të mendojnë pozitivisht për Shqipërinë. Kontribuojnë edhe projektet për krijimin e një tregu modern financiar si dhe realizimi i 6 parqeve industriale mes të cilëve Kopliku që janë vlerësuar nga sipërmarrësit europianë. Për zvendës ministrin Adolfo Urso kompanitë italiane duhet të jenë të interesuara në sektorët strategjikë të Shqipërisë si energjia, turizmi dhe infrastruktura. “ Me ligjet e reja ka thënë ai, Tirana mund të kthehet në një platformë produktive për biznesin e vogël dhe të mesëm. Investitorët italianë që operojnë në Shqipëri kanë shprehur kënaqësinë për rezultatet dhe suksesin e arritur në investimet e tyre. Ndër të tjera në takimin e konfindustrisë italiane është firmosur një marrëveshje mes drejtorit të Postave italiane Massimo Sarmi dhe homologut të tij shqiptar Arqile Gorea, për krijimin e kartat të parapaguara të lëshuara nga Zyra e Postës Italiane për komunitetin shqiptar në Itali dhe kompania italiane do të jetë këshilltare e Postës Shqiptare për të nisur karta të parapaguara në Shqipëri.