Rreshqitje dheu ne Lezhe rrezikohen banesat
Dhjetëra shtëpi banimi dhe vetë kalaja e qytetit të Lezhës rrezikojnë shembjen si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut. Megjithëse gërryerjet e tokës kanë qenë të vazhdueshme, në përkeqësimin e kësaj situate kanë ndikuar edhe punimet e dobëta të kryera nga firma, e cila po ndërton rrugën e Kalasë dhe që shtrihet deri në lagjen “Sheher”. Denoncimi është bërë nga Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Lezhës, duke kërkuar ndërhyrjen e firmës për të riparuar dëmin dhe për të shmangur më tej gërryerjet e mëdha që tashmë janë prezente.
Sipas shefit të inspektoriatit ndërtimor në këtë zonë nuk duhet të lejohen ndërtime të tjera, pasi janë në një zone me rrezikshmëri të lartë gërryerjesh, ndaj edhe banorët duhet të ndërgjegjësohen për këtë situatë.
Muret mbajtëse të ndërtuara nga banorët janë shkatërruar plotësisht,ndërsa masivi i dheut i ndihmuar edhe nga një burim uji, po i afrohet banesave në një distancë prej 15 metrash. Për banoret e prekur nga kjo situate rrëshqitjet e dheut po shkatërrojnë jo vetëm shtëpitë në lagjen “Sheher”, por rrezikojnë të prekin të gjithë lagjen ‘Skënderbeg”.
Situata në lagjen “Sheher” ku janë konstatuar rrëshqitjet ishte prezantuar edhe më parë, duke kërkuar që në nëntor ndërhyrje, por firma ndërtuese e aksit rrugor ku janë vërejtur problemet nuk reagoi, duke e lënë gjendjen të përkeqësohet akoma më tepër.