Projektohet ndërtimi i hekurudhës që lidh vendet
21/04/2010 Kryeministri Berisha pret ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hyseni
Projekti i dytë madhor pas asaj që është pagëzuar “rruga e kombit”
Shqipëria dhe Kosova do të nisin studimin për hapjen e një korridori të ri infrastrukturor. Kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit që pati dje me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka theksuar nevojën për ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lidhë dy shtetet. Kreu i Qeverisë së Tiranës ka vlerësuar se është e rëndësishme që të dy vendet të ndërmarrin hapat për studimin e fizibilitetit për një projekt të dytë madhor, që do të zgjeronte lidhjet midis tyre, por edhe mbarë rajonin. Ndërtimi i linjës hekurudhore midis dy vendeve do të rriste ndjeshëm shkëmbimet tregtare dhe njerëzore. Ndërtimi i një rrjeti kompleks infrastrukturor përbën një projekt të rëndësishëm të dy qeverive. Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni ka informuar Kryeministrin Berisha për fillimin e punimeve për pjesën e rrugës së kombit, që kalon në Kosovë. Rruga që lidh portin më të madh të Shqipërisë, atë të Durrësit, me Kosovën, tashmë është përfunduar pothuajse tërësisht. Muajin e ardhshëm pritet të përfundojnë tërësisht punimet në dy tunelet në zonën e Kalimashit. Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës kanë pagëzuar këtë aks të rëndësishëm si “rruga e kombit”. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, gjatë këtij takimi theksi është vënë mbi zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes të dy vendeve në të gjitha fushat, në veçanti për promovimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, kulturore, në fushën e energjisë, si dhe bashkëpunimit rajonal dhe në kuadër të integrimit evropian dhe atij euroatlantik. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm Hyseni falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i përcolli përshëndetjet e Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi. Ministri Hyseni ka theksuar se Prishtina ndjek nga afër zhvillimet integruese të Shqipërisë. Ai shprehu urimet për dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë një ngjarje historike e madhore për Shqipërinë, por edhe për mbarë kombin shqiptar, një akt për të cilin jemi të gjithë krenarë.
Arritjet
Kreu i Qeverisë shqiptare ka vlerësuar arritjet e mëdha të Kosovës. Sipas tij, Kosova është shndërruar tashmë dhe po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një faktor thelbësor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Berisha ka komentuar pozitivisht zhvillimin e shtetit të ri.
Pakicat
Qeveria e Tiranës konsideron se zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor në Republikën e Kosovës, dhe në veçanti pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje, dëshmuan edhe një herë nivelin e lartë të standardeve demokratike të arritura në Kosovë.