E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektplanit zhvillimor komunal shkon në kuvend

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të martën kanë votuar pro dërgimit në Asamblenë Komunale të Projektplanit Zhvillimor Komunal për periudhën 2013 – 2022, cili në mbledhjen e radhës se Kuvendit pritet të aprovohet dhe të dërgohet për debat publik.

Debati publik për projekt planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2013-2022, do të organizohet tetë ditë pas miratimin në Kuvendin Komunal dhe do të qëndroj në debat për 60 ditë. Mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal do të mbahet me datën 16.05.2013. Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal ka filluar në fillim të vitit 2012. Hartues të këtij plani janë kompanitë Politecnica nga Italia dhe A-design nga Prishtina.

“Gjatë hartimit të draftit të planit, janë organizuar debate me njerëz të fushave të ndryshme dhe ekspert të fushës se urbanizmit qofshin vendor apo edhe ndërkombëtar. Për draftin e këtij plani është debatuar për dy ditë rresht edhe me shefat e grupeve parlamentare të partive të përfaqësuara në Kuvendin Komunal”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Në mbledhjen e gjashtë të Komitetit për Politike dhe Financa u votua pro edhe propozimi që kryetari i Baskisë së Tiranës, Lulzim Basha të shpallet Qytetarë Nderi i Prishtinës.

“Ky vendim, kryetarit Basha do t’i prezantohet, më datën 11.06.2013, ku ai për nder të Ditës së Prishtinës do të qëndroj për një vizitë në Prishtinë”, bën të ditur komuna në ndër tjera.

Në këtë mbledhje të KPF-së janë votuar edhe propozimvendimi për dhënien e Qendrës Kulturore Rekreative në Gërmi në shfrytëzim të përkohshëm NPL “Sport Marketing” SH A në Prishtinë; propozimvendimi për lejimin e mjeteve ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing” SH A në Prishtinë si dhe raporti për arkëtimin, shpenzimet dhe investimet në periudhën 1 janar - 31 mars 2013.

Mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mbahet më datën 16 maj 2013. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›