Kerry: Të gjendet qëndrim i përbashkët për Sirinë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka bërë sot thirrje presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, që të gjej “terren të përbashkët” me Uashingtonin lidhur me konfliktin në Siri.
Në takimin e sotëm me Putinin, zyrtari i lartë amerikan tha se të dy vendet “kanë disa interesa shumë të rëndësishme e të përbashkëta për Sirinë”, siç është promovimi i stabilitetit rajonal dhe parandalimi i përhapjes së ekstremizmit, transmeton Rel.
Në fillim të takimit në Kremlin, John Kerry i tha Putinit se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, beson se të dy vendet mund të bashkëpunojnë lidhur me Sirinë, Iranin, Korenë Veriore dhe në çështje ekonomike.
Zoti Kerry sot ka arritur në Moskë , në vizitën e tij të parë në Rusi, prej se u bë sekretar amerikan i shtetit./Indeksonline/