E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikani e ish sportisti në spital

Politikani pakistanez dhe ish lojtar i njohur i kriketit, Imran Khan, është dërguar sot me shpejtësi në spital, për shkak të plagëve në kokë, pasi u rrëzua derisa me asensor ngjitej në foltore, në një tubim parazgjedhor në qytetin Lahore.

Nga pamjet në televizion shihej zoti Khan, i përgjakur në kokë, derisa ndihmësit e tij e bartnin nëpër turmën e mbështetësve të partisë Lëvizja e Pakistanit për Drejtësi, lider i së cilës është Imran Khan.

Një zëdhënës i kësaj partie tha se zoti Khan ishte rrëzuar nga një lartësi prej dy metrash, por lëndimet e tij janë të vogla.

Khan, 63 vjeçar, po e udhëheq një fushatë energjike politike dhe është paraqitur si pretendues serioz në zgjedhjet parlamentare në Pakistan, më 11 Maj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›