E Diel, 1 Nëntor 2026

"Save the Children”: Në minutë vdesin dy foshnje në mbarë botën

"State of the World´s Mothers" është titulluar raporti i sivjetmë i „Save the Children” .

Raporti i organizatës analizon mirëqenien e nënës, mirëqenien e fëmijës dhe mirëqenien e përgjithshme të gruas në 176 vende të botës. Të dhënat janë përfituar nga statistikat dhe të dhënat e Organizata Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it dhe Bankës Botërore.

Në raportin e vitit 2013 renditjen më të mirë e gëzojnë vendet skandinave Finlanda, Suedia dhe Norvegjia.

Në raport thuhet se për çdo vit vdesin më shumë se një milion foshnje në ditët e para të jetës. “Në minutë vdesin dy foshnje në mbarë botën”, tha Kathrin Wieland nga „Save the Children”, transmeton albinfo.

Më kritike, megjithatë mbete situata për nënat në Kongo. Studimi i „Save the Children” po ashtu konstaton se të sapolindurit kanë shansin më të madh të mbijetesës në Luksemburg.

Në mesin e vendeve të industrializuara, në SHBA është rreziku më i madh i vdekjes së foshnjave./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›