E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët e Kosovës në Stamboll për “Medicusin”

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 18:05

Misioni evropian i sundimit të ligjit, EULEX dhe drejtësia lokale e ka marrë seriozisht çështjen e tregtisë me organe në “Medicus”.

Dy prokurorë të Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në Stamboll për këtë punë. Ata janë takuar me gjykatësin e çështjes, Reshat Ugur, raporton Indeksonline.

“Prokurorët nga Kosova kanë marrë të gjitha informacionet për proceset që aktualisht zhvillohen kundër Sonmezit në shtetin tonë”, raportojnë mediat elektronike në Turqi.

Gjithashtu, janë shkëmbyer kopjet e dokumenteve, duke përfshirë të gjitha hetimet që ka bërë EULEX-i në rastin “Medicus”. Dr. Vampiri, Yusuf Sonmez tha se nuk dëshiron të dalë para drejtësisë kosovare për akuzat. Gjithsesi, Turqia nuk ekstradon qytetarët e saj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›