Trafiku i organevemjeku turk: S’jamtakuar me Thaçin
BEOGRAD - Mjeku turk, Yusuf Sonmez, ka deklaruar sërish se është i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij janë të pabaza. Në një intervistë për mediat serbe, mjeku turk pranoi se ka punuar në klinikën ‘Medicus’ por nuk ka kryer asnjë trafikim organesh dhe mohon të ketë takuar ndonjëherë kryeministrin Thaci.
“Është e vërtetë që në vitin 2008 kam qenë në Kosovë dhe kam punuar për klinikën private ‘Medicus’, afër Prishtinës. Por, aty kam qenë vetëm kirurg dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë trafikim organesh të njerëzve. Do të doja tu bëja me dije të gjithëve në Serbi se unë nuk jam përbindësh. Asnjëherë nuk e kam takuar atë person, Hashim Thaçin, e as që do të doja ta takoja ndonjëherë”, është shprehur Sonmez.
Mjeku turk deklaron se është penduar për pranimin e ftesës së drejtuesve të klinikës “Medicus” për të punuar në Kosovë.
“Tashmë nga kjo perspektivë, jam bërë pishman që e pranova ftesën drejtuesit të klinikës. Shpresoj që këmba ime të mos shkelë më kurrë në Kosovë” u shpreh Sonmez.
(e.n/BalkanWeb)