E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR përjashtohet nga koalicioni?

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 19:03

AAK do të jetë partneri i koalicionit për bashkëqeverisje me PDK’në e Hashim Thaçit. Kjo marrëveshje parimore, por ende e pakonfirmuar zyrtarisht, përjashton Aleancën për Kosovën e Re (AKR) të Behgjet Pacollit nga koalicioni dhe ky ka qenë edhe kushti i AAK’së.

“Parimisht është arritur kjo marrëveshje dhe pritet të zyrtarizohet. Një ndër kushtet tona ka qenë që AKR të mos përfshihet në koalicion”, theksoi një zyrtar i AAK’së për agjencinë INA në kushte anonimiteti.

Në koalicionin e ri do të jetë edhe “Lista Ibrahim Rugova”, duke përfshirë edhe deputetë që do të bashkohen nga radhët e LDK’së.

Gjithashtu nuk përjashtohen edhe deputetë të Partisë së Drejtësisë (PD), të cilët do të largohen nga koalicioni “Aleanca për Kosovën e Re”.

Detajet e marrëveshjes PDK dhe AAK pritet të formalizohen dhe se në kuadër të negociatave do të jetë edhe posti i presidentit, ndërsa kandidatura do të jetë një figurë e pranueshme për dy partitë, por që do të vijë nga radhët e AAK’së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›