E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët kërkojnë 20 vjet burg për Haradinajn

Ramush Haradinaj

HAGE- Së paku 20 vjet burgim kanë kërkuar Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, nën akuzën për krime lufte për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, të njëjtin dënim Prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e Haradinajt, Idriz Balajn dhe Lah Brahimajn.

“Dënimi më i vogël që duhet shqiptuar është 20 vjet burgim, ka thënë prokurori Pol Roxhers, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ndërkaq mbrojtja ka kërkuar nga  Tribunali, që ta shpallë zotin Haradinaj të pafajshëm në atë që njihet si rasti më i gjatë në historinë e kësaj gjykate.

“Të shpallë gjithashtu se ai është i pafajshëm jo vetëm pse prokuroria ka dështuar të provojë rastin, por se është i pafajshëmn në kuptimin e plotë të fjalës”.

Avokati i Haradinajt, Ben Emerson tha se jo çdo hero lufte është edhe kriminel lufte, duke shtuar se Haradinaj është njeri i ndershëm, që bëri një luftë të ndershme.

Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbahen sot dhe nesër.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›