Prokurorët kërkojnë gjykimin e Berlusconit

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 16:29
Prokurorët italianë kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për gjykimin e kryeministrit Silvio Berlusconi, nën akuzat se ka pasur marrëdhënie intime me një prostitutë adoleshente.
Gjykatësi duhet të vendosë tani nëse do të pranojë kërkesën dhe se a do të nisë gjykimi i kryeministrit 74-vjeçar.
Berlusconi i ka mohuar akuzat se ai ka paguar për shërbime seksuale, duke fajësuar prokurorët se po përpiqen ta largojnë nga pushteti.