Bursa e Punësimit bëhet tradicionale
Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 18:01
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe Aleanca Kosovare e Biznesit nënshkruan sot një marrëveshje mirëkuptimi, e cila ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë të projektit “Bursa e Punësimit Kosova 2011”.
Ky projekt i dizajnuar nga Ministria e Punës ka për objektiv zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacioneve në mes të subjekteve të tregut të punës, harmonizimin më të mirë të ofertës dhe kërkesë në tregun e punës si dhe krijimin dhe avancimin e marrëdhënieve me partnerët.
Projekti “Bursa e Punësimit” është tanimë tradicional, i shtrirë në disa pjesë të Kosovës duke startuar këtë vit edhe me organizimin e kësaj burse në komunën e Mitrovicës dhe Ferizajt, që më parë nuk ishin.