Prokurori: Hodhi të dashurën nga ballkoni, frikë se e kapte mami
TIRANE-Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm pak ditë më parë Fatmir Friskun, i cili akuzohej nga Prokuroria së kishte hedhur nga ballkoni të dashurën e tij, pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale bashkë. Por nga ana e saj, gjykata e ka dënuar me 7 muaj burg Friskun për veprën penalë të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi menjëherë pas ngjarjes ai ka zhdukur rrobat dhe çantën e viktimës. Në vendimin e argumentuar Gjykata e Tiranës shprehet se sipas organit të akuzës, i pandehuri Fatmir Frisku u ndodh në një situatë të papranueshme për të, pasi po t’i vinte mamaja dhe ta gjente së bashku me viktimën Fraleta Tartari në shtëpi nuk dihej se çfarë mund të kishte ndodhur dhe për të shpëtuar nga kjo situatë, i pandehuri ka hedhur nga ballkoni viktimën Fraleta Tartari. Gjykata e gjen të pabazuar dhe të paargumentuar këtë pretendim të prokurorit që për të pandehurin ishte zgjidhja e vetme hedhja nga ballkoni e viktimës vetëm e vetëm që të mos e gjente mamaja në shtëpi me të. Për gjykatën nuk është bindës pretendimi i prokurorit pasi në të kundërtën hedhja e viktimës nga ballkoni nga ana e të pandehurit do të ishte lehtësisht e provueshme autorësia mbasi siç rezultoi nga gjykimi të pandehurin e kishin parë që ishte futur në banesë me viktimën. Më pas trupi gjykues rendit dhe të gjitha ekspertizat mjeko-ligjore dhe dëshmitë e personave që kanë pasur dijeni për ngjarjes, sipas së cilëve nuk provohet akuza e “Vrasjes me dashje”.
Ngjarja
Më datë 07.06.2010, rreth orës 19:00, shërbimet e policisë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë marrë një informacion se një grua e paidentifikuar ka rënë nga katet e një pallati dhjetë katësh dhe është gjetur e vdekur në tokë. Është shkuar menjëherë në vendngjarje ku është konstatuar se viktima ishte e vdekur dhe dukej pak gjak rreth saj. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes në lartësinë rreth 15 metra, dallohej një mbajtëse rrobash në ballkon e thyer dhe e varur në disa tela. Është shkuar menjëherë aty dhe është konstatuar se në këtë banesë banonte V.M. së bashku me djalin e saj Fatmir Frisku. Për momentin në banesë ndodhej vetëm V.M.. Nga kqyrja e banesës është konstatuar së në ballkonin e kësaj banese, në një vijë vertikale me vendin ku ishte viktima, u konstatua një pjesë mermeri e thyer gati sapo binte një vazo me lule e rrëzuar në dysheme me dhé të hedhur dhe dy vazo të tjera të lëvizura nga vendi. V.M. u deklaroi oficerëve të policisë se ka tre muaj që banon me djalin e saj Fatmir Frisku, qëkurse ai është ndarë nga gruaja e tij e dytë dhe se ajo ka dalë në punë që në mëngjes, kurse Fatmiri ka ndenjur në shtëpi dhe rreth orës 17:00 kanë komunikuar në telefon dhe Fatmiri i ka thënë se do të vijë të të marrë rreth orës 19:30. V.M. pasi ka pritur deri rreth orës 19:45 dhe ka parë që nuk ka ardhur Fatmiri është nisur për të shkuar vet në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ajo ka mësuar për një grua që ka rënë nga katet e sipërme.
Dëshmia e Friskut
E kisha parë disa herë në një lokal tek pallatet me shigjeta dhe ditën e ngjarjes e kam ftuar në tavolinë dhe i kam kërkuar nëse ajo kishte dëshirë të vinte tek shtëpia ime pasi e kisha bosh dhe ajo më ka thënë se ishte dakord. Sapo kemi shkuar në shtëpi kemi bërë seks të divani i madh dhe në tokë. Seksi ka zgjatur rreth 20 minuta dhe unë më pas kam vajtur në banjë. Në atë moment kur unë isha në banjë më ka marrë në telefon mamaja ime dhe unë i kam thënë që nuk jam në shtëpi dhe se do vijë të të marrë unë në punë. Në këtë moment unë i kam thënë Fraletës që të mblidhte kartopecetat shpejt pasi do vinte nëna ime. Unë jam nisur menjëherë në banjë për t’u shpëlarë dhe në moment kam dëgjuar një zhurmë sikur u rrëzua vazoja dhe një e bërtitur njëkohësisht. Unë menjëherë kam dalë nga banja dhe kam shkuar në kuzhinë për të parë se çfarë ndodhi dhe aty kam konstatuar se në ballkon ishte rrëzuar një vazo dhe kishte rënë përtokë, një vazo ishte mënjanuar por nuk kishte rënë dhe mermeri i parvazit të ballkonit kishte dalë nga vendi. Kam parë poshtë dhe kam vënë re se Fraleta kishte rënë nga ballkoni. Unë menjëherë jam veshur, kam mbledhur rrobat e Fraletës dhe i kam futur në çantën e saj. Jam ngjitur një kat më lart tek pallati dhe nga dritarja e korridorit kam hedhur çantën e saj bashkë me rrobat. Menjëherë kam zbritur nga shkallët dhe jam larguar nga pallati dhe më pas kam marrë një taksi dhe jam nisur për tek dyqani i nënës time. Mbasi nuk e gjeta mamanë në dyqan jam fshehur tek një pallat afër dyqanit të nënës sime dhe në mëngjes kam ikur tek daja im I.M. në Fushë-Krujë dhe pasi i kam treguar atij rreth ngjarjes dhe ai më ka thënë të shkojë në Tiranë dhe të dorëzohem. Më pas unë jam nisur për t’u dorëzuar dhe kur kam arritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” më ka ndaluar policia.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)