E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori-KLSH, marrëveshje bashkëpunimi

Gazeta Shqip

Kontrolli i Lartë i shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nënshkruar sot një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit të njësive hetimore të përbashkëta.  Marrëveshja është nënshkruar nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe kryeprokurorja Ina Rama. Sipas kryeprokurores, raportet me Kontrollin e Lartë të Shtetit janë me vlerë për hetimin.

Kjo është një marrëveshje me qëllim që të rrisim bashkëpunimin në funksion të detyrave tona kushtetuese. Javën tjetër takim me njësitë hetimore për problematikat që do të na dalin, – tha Ina Rama.

Nga ana e tij, Leskaj theksoi faktin se marrëveshja vjen jo vetëm si shprehje e vullnetit të mirë të përbashkët, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese që kanë dy institucionet.

28 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Prokurori-KLSH, marrëveshje bashkëpunimi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›