E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prokurori i “14 shtatorit”, shkak për shtyrjet e gjyqit”

 

TIRANE – Zëvendës ministri i Kulturës, Ekrem Spahia, i pandehur në procesin gjyqësor për ngjarjen e 14 shtatorit 1998, po priste dje fillimin e seancës, e cila ishte shtyrë pak minuta më parë. Spahia ka mbërritur dje në gjykatë pak minuta përpara orarit të fiksuar për seancën e radhë. Ndërsa ai priste paraqitjen e palëve dhe fillimin e seancës, ka qenë avokatja e tij, ajo që e lajmëroi që seanca ishte shtyrë. Shkak për shtyrjen ishte bërë mosformimi i trupës gjykuese. Dosja për të cilën Spahia ndodhet në listën e të pandehurve i përket njërës nga tre dosjet për ngjarjen e “14 shtatorit” 1998, ku turma prej pjesëtarëve të armatosur, që merrnin pjesë në ceremonisë mortore të deputetit të vrarë, Azem Hajdari, sulmuan institucione shtetërore.                  ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›