Tiranë, zhduket furnitori i gjimnazeve me heroinë
TIRANE - Policia prej tri ditësh ka shpallur në kërkim Gilmand Zenelin, i cili është identifikuar si shpërndarësi i heroinës në kryeqytet, por ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Emri i tij doli pas arrestimit të Kreshnik Halilajt, gjatë operacionit “Qarku i mbyllur 1”, të cilit iu sekuestruan rreth 200 gramë heroinë. Nga një kontroll në banesën e Gilmand Zenelit u zbuluan edhe rreth 400 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, si dhe një peshore elektronike, e cila sipas policisë përdorej për ndarjen e dozave. Ndërkohë personi që kërkonte policia nuk ndodhej në banesë. Por edhe pse operacioni për kapjen e tij vazhdon, vendndndodhja e tij ende nuk është zbuluar. Në këtë mënyrë, policia ka kërkuar ndihmën në pikat e kalimit kufitar, duke shpërndarë foton e tij.