E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria sekuestron dokumentat e kompanise Rudnap

Prokuroria e Pergjithshme ka derguar punonjesit e saj ne Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare per te sekuestruar dokumentat e kompanise Rudnap.Burime te besueshme ne organin e akuzes sqarojne se sekuestrimi i dokumentacionit te Rudnap, eshte bere pasi kjo kompani administrohet nga Damir Fazllic.Ne kuader te hetimeve mbi shtetasin serbo boshnjak, eshte sekuestruar e gjithe procedura e ndjekur nga Rudnap gjate tenderave per shitje te energjise elektrike. Prokuroria dyshon se kjo kompani mund te kete perfituar padrejtesisht ne garat nderkombetare per shitje energjie nga importi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›