Grabitet fabrika në Lezhë, vidhen 40 milionë lekë
Një fabrikë është grabitur nga disa persona, ku janë marrë 40 milionë lekë dhe më pas i është vënë flaka. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lezhës.
Sipas policisë, disa persona janë futur në ndërtesën e fabrikës së prodhimit të tullave “Milis”, në rrugën e Kallmetit të qytetit Lezhë. Grabitësit kanë përfituar nga moti i keq, duke arritur që të marrin kasafortën, në të cilën mbaheshin lekët e firmës. Më pas, ata për të humbur gjurmët i kanë vënë flakën dhomës. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia. Është ngritur një grup pune, i cili ka nisur me hetimin në lidhje me këtë vjedhje.
Ngjarja
Ditën e djeshme disa persona janë futur në fabrikën e tullave të firmës “Milis”. Ata kanë përfituar nga moti i keq dhe kanë shpërthyer derën e jashtme të gazetës. Më pas kanë thyer zyrat e financës së fabrikës së tullave në Lezhë. Në fabrikë kishte roje, të cilët merreshin me sigurimin e saj, por ata nuk kanë arritur të zbulojnë grabitësit. Këta të fundit kanë marrë nga kasaforta rreth 40 milionë lekë të vjetra. Për këtë, është përdorur një gur freksibël, me të cilin është arritur që të hapet kasaforta. Pasi kanë arritur që të marrin lekët, grabitësit i kanë vënë flakën dhomës, për të humbur gjurmët. Më pas ata kanë arritur që të largohen, pa u vënë re nga rojat. Kanë qenë flakët e zjarrit ato, të cilat i kanë vënë rojet në alarm. Ata janë ngjitur sipër, ku kanë parë se dera ishte shkatërruar dhe se kishte pasur persona në dhomë. Është lajmëruar menjëherë policia dhe zjarrfikëset. Flakët janë përhapur në ndërtesë, por zjarrfikësit të mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe të ndihmuar edhe nga moti dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë arritur që t’i shuajnë ato. Sipas policisë, po punohet për të bërë identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Hetimet
Policia e ndodhur në vendngjarje, ngriti menjëherë një grup pune, për të zbardhur rrethanat e kësaj vjedhjeje. Ekspertët bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe morën dëshmitë e para në lidhje me grabitjen nga ana e punonjësve. Mendohet se vjedhja është bërë nga disa persona, të cilët kishin dijeni për shumën e parave të ndodhura në kasafortë.