Punonjësit e policisë, konkurs për rritjen e gradave
Punonjësit e policisë kanë vazhduar konkurrimin edhe dje, që prej katër ditësh, nëpërmjet një testimi për rritjen e gradave. Kjo procedurë do të jetë edhe sot, ku do të aplikohet për rritjen e gradave për nënkomisarë dhe komisarë.
Sipas procedurës, pjesëmarrës në të do të ishin të gjithë punonjësit e policisë, të cilët do të plotësonin kriteret e vendosura nga shteti. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, kjo është një metodë e re, e cila ka si qëllim që çdo punonjës i policisë mund të konkurrojë për t’u rritur në gradë. Punonjësit do të kenë një testim të përgjithshëm, i cili do të zhvillohet në dy nivele. Pas zhvillimit të nivelit të parë me shkrim, aplikantët që dolën fitues nga ky konkurs, iu nënshtruan edhe një testi tjetër me gojë. Kështu, pjesëmarrësit që përmbushën kriteret e sjelljes së mirë, komunikimi me kolegët dhe individët gjatë detyrës, patën mundësinë e hyrjes në këtë provim. Sipas burimeve nga policia, aplikuesit që do të fitojnë vendet e punës do të jenë në përputhje me ato që kërkohen nga strukturat e policisë.
Testimi
Ditën e djeshme, punonjësit e policisë së interesuar për rritjen e gradave iu nënshtruan një testimi, të organizuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, kjo është një metodë e re, e cila ka si qëllim që çdo punonjës i policisë mund të konkurrojë për t’u rritur në gradë. Punonjësit do të kenë një testim të përgjithshëm, i cili do të zhvillohet në dy nivele. Kështu, ky test është i përbërë nga 100 pyetje, të cilat në thelb të tyre kishin kontrollin e çdo testuesi në lidhje me përgatitjet e uniformave blu. Megjithatë, pas zhvillimit të nivelit të parë me shkrim, aplikantët që dolën fitues nga ky konkurs iu nënshtruan edhe një testi tjetër me gojë. Në total numri i pikëve për të dy testimet është 100 pikë. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, nuk ka një numër të përcaktuar për fituesit. Do të kenë të drejtën e rritjes në grada të gjithë ata punonjës, të cilët do të arrijnë që të realizojnë 60 pikë, ose më shumë.
Aplikuesit
Sipas procedurës, pjesëmarrës në testim do të ishin të gjithë punonjësit e policisë, të cilët do të plotësonin kriteret e vendosura nga shteti. Kështu, më i rëndësishmi prej tyre është vjetërsia që ka një punonjës në vendin e punës. Por do të vlerësoheshin edhe sjellja e çdo individi gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe komunikimi që ata kanë me kolegët e tyre. Aplikuesit që do të fitojnë vendet e punës do të jenë në përputhje me ato që kërkohen nga strukturat e policisë.