Gjirokastër, përplaset me makinë, humb jetën një person
Një persona ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, kur një automjet tip “Benz” u përplas me një kamion me targa Fieri. Si pasojë, mbeti i vdekur drejtuesi i mjetit, Naim Islami. Edhe pse ndaj tij u dha ndihma e parë duke e çuar në spital, përplasja qe e fortë duke bërë që ai të humbte jetën. Në vendngjarje shkoi policia, e cila nisi nga puna për zbardhjen e këtij aksidenti. Hetimet policore bënë të ditur se shkak i aksidentit është bërë automjeti i vogël drejtuar nga Islami, i cili nuk ka respektuar normat e shpejtësisë si dhe krahun e rrugës. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionin për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes.
Fier, gjykata 9 vjet burg për trafikantët e klandestinëve
Pesë persona të akuzuar për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit janë dënuar me 9 vjet burg e 5 muaj nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier. Trupi gjykues përfundoi ditën e djeshme çështjen penale në ngarkim të shtetasve Almir Troka, Bledar Kumanaku, Qazim Kumanaku, Gazmend Kumanaku dhe Neshet Bimaj. Sipas gjykatësit të çështjes, mbi këta shtetas rëndon akuza e dhënies së ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit, me qëllim përfitimi material. Që në fillim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje penale nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre u kërkua aplikimi i gjykimit të shkurtuar, që u pranua nga gjykata. Dënimi u dha pasi u provua se 5 personat, në prill të vitit 2008 në bashkëpunim u kapën duke transportuar klandestinë në fshatin Livadhja të Gjirokastrës, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë. Në fund të këtij gjykimi, gjykata shpalli fajtor të pandehurin Almir Troka dhe e dënoi me pesë vjet burgim, pas aplikimit të uljes së një të tretës së dënimit dhe me një gjobë prej 5 milionë lekësh; Bledar Kumanaku u dënua me katër vjet burgim dhe me një gjobë prej katër milionë lekësh; Gazmend Kumanaku do të vuajë katër muaj burg, Qazim Kumanaku një muaj burg, kurse Neshet Bimaj ka dalë nga burgu, pasi mbi të rëndonte vetëm akuza e moskallëzimit të veprës penale. Kështu, pesë personat e akuzuar janë dënuar me 9 vjet e pesë muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier.