E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: 12 vjet izolim per Aishe Pojanin

Tirane - Gjyqit te gruas 46-vjecare, qe vrau bashkeshortin e saj, per shkak se e keqtrajtonte, po i vjen fundi. Aishe Pojani rrezikon te qendroje ne qeli per 12 vitet e ardhshme, nese trupi gjykues do te marre parasysh kerkesen e prokurorit te ceshtjes. Perfaqesuesi i akuzes, Gjon Kodra, lexoi dje pretencen pas disa muajve proces per ngjarjen e nje viti me pare ne Baldushk te Tiranes, ku u vra dhe u fsheh kufoma e 50- vjecarit Hasan Pojani. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Tona, eshte terhequr per te marre vendimin, qe pritet te jepet seancen e ardhshme, pasi te degjohet edhe pretendimi i pales mbrojtese. Pojani, nena e pese femijeve, qe tashme kane mbetur jetime, akuzohet per vepren penale te “vrasjes me dashje” te bashkeshortit te saj, me 11 mars te vitit te kaluar. Sipas prokurorise, 46-vjecarja, pasi e ka goditur ne gjume te shoqin me nje dru, me ndihmen e vajzes se vogel me pas e ka derguar kufomen ne pyll, ku dhe e ka groposur. Dite pas ngjarjes, ajo kishte thene se Hasani kishte emigruar ne Greqi, per shkak te kushteve ekonomike, por mungesa e metejshme e kryefamiljarit hodhi dyshime te policia qe zbardhi ngjarjen. Gjate shoqerimit, Pojani ka rrefyer te verteten dhe shkaqet qe e cuan ne krim. Policia gjeti trupin e viktimes dhe nisi hetimet, duke kryer ndalimin e te dyshuares. Gjate deklarimeve te femijeve te saj ne seancat gjyqesore, eshte bere e ditur se babai i tyre e rrihte cdo dite nenen dhe vinte ne shtepi i dehur. Nderkohe qe vete e pandehura pranoi krimin, duke thene se e ka kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›