E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Dy vjet burg per te dashuren e Berishes

Tirane - Prokuroria e Tiranes i kerkoi dje gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 5 vjet heqje liri per anetaren e “Bandes se Durresit” dhe te dashures se Lulzim Berishes, Fiorentina Kotorri. Ndersa jane lexuar te gjitha aktet administrative e hetimore per akuzen e “falsifikimit”, prokurori i ceshtjes i deklaroi gjyqtarit Gjin Gjoni denimin e Indrit Taullait me 3 vjet burg, si dhe te Fiorentina Kotorrit me 2 vjet heqje lirie. Gjate seances se kaluar, dy te pandehurit pranuan gjykimin e shkurtuar, ndersa Kotorri tha se nuk e dinte qe 31-vjecari Taullai ishte i shpallur ne kerkim per krime te renda. Dy te dyshuarit u kapen bashke me nje tjeter femer, prane Ministrise se Drejtesise, vitin e kaluar gjate operacionit te koduar “Spitalla 2”. Ne seancen e radhes mbrojtja do te lexoje dhe konkluzionet perfundimtare.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›