Bashkëpunim me Kosovën edhe për administratën

Berisha shprehu kënaqësinë për faktin se i gjithë faktori politik shqiptar në Kosovë ka qenë dhe është në unison, për sa i përket interesave madhore të popullit të Kosovës.
Pajaziti, shprehu vlerësimin për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme, që Shqipëria i ka dhënë e vazhdon t’i japë Kosovës. Pajaziti shprehu kënaqësinë për sinjalin pozitiv që Kosova ka marrë nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis dy administratave për përmirësimin e legjislacionit, standardizimin e tij dhe lehtësimin e procedurave në bashkëpunimit midis dy vendeve. Në këtë kontekst, Pajaziti bëri një përmbledhje të shkurtër të përpjekjeve për përmirësimin e legjislacionit në fushën ekonomike dhe privatizimit, si dhe kontaktet e vazhdueshme me homologët shqiptarë për bashkëpunim në këtë drejtim.
Kryeministri Berisha, duke shprehur vlerësimin për përparimin që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e saj për zhvillim të mëtejshëm, tha se të dy vendet kanë të njëjtin objektiv, që shqiptarët të arrijnë statusin e një kombi të zhvilluar dhe për këtë, duhet të shfrytëzohen të gjitha oportunitetet që krijojnë të dy administratat përkatëse, në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Në këtë aspekt, theksoi Kryeministri, administratat e të dy vendeve do të punojnë për unifikimin e standardeve, eliminimin e barrierave, rritjen e investimeve të përbashkëta në fushën e infrastrukturës, të energjisë etj.
Pajaziti e njohu gjithashtu Kryeministrin, me ecurinë e mirë të punimeve për avancimin e rrugës së kombit në territorin e Kosovës. Kryeministri Berisha theksoi se pas ndërtimit të rrugës së kombit, ndërtimit të rrugëve që lidhin të gjitha pikat kufitare me Kosovën, linjës së tensionit të lartë midis dy vendeve, e cila do të vendoset nën një drejtim të përbashkët, do të punohet edhe për ndërtimin në të ardhmen të linjës hekurudhore mes dy vendeve, duke krijuar kështu një standard unik për shqiptarët në të dy anët e kufirit. /Start/
2011-10-25 15:04