E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babe e bir, 34 vjet burg e 14 mil leke gjobe

TIRANË - Jepet pretenca per dy persona te akuzuar per trafik. Diten e djeshme, babe e bir te akuzuar per trafik prostitucioni ne bashkepunim, jane akuzuar nga prokuroret e Krimeve te Renda dhe kane kerkuar deklarimin fajtore dhe denimin me 34 vjet burg dhe 14 milione leke. Dy te pandehurit kane mohuar akuzat, nderkohe qe si prove e rendesishme jane konsideruar prej akuzes deklarimet e dhena ne Belgjike para gjyqtareve, prokurorit dhe avokatit nga njera prej denoncueseve, Silvana K. Gruaja ka denoncuar Astrit Paten si mashtruesin dhe tutorin e saj, per te cilin prokurori kerkoi denimin me 16 vjet burg e 7 milione leke gjobe. Nderkohe qe si tutor te dyte ne Belgjike, Silvana K ka denoncuar djalin e te pandehurit, Nelgert Pata per te cilin prokurori kerkoi denimin me 18 vjet burg dhe 7 milione leke gjobe. Dy te pandehurit kane mohuar akuzat e prokuroreve, madje kane kerkuar te deshmojne para gjykates edhe bashketepandehur te tjere te ketij procesi, te cilet tashme kane fituar lirine. Denoncuesja akuzoi te pandehurit se e kane kercenuar per rrembimin e vajzes, nese nuk terhiqte denoncimin.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›