E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: 25 vjet burg shokut të Altin Dardhës

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 25 vjet burg për Gëzim Kasemin, i konsideruar si krahu i djathtë i Altin Dardhës. Pretenca është dhënë dje në Gjykatën e Tiranës nga prokurori i Beratit, Klodian Braho. Kasemi akuzohet nga prokuroria për vrasje të katërfishtë dhe në vitin 2001 ishte dënuar me 21 vjet burg në mungesë. Pas arrestimit në Itali, Kasemi është ekstraduar në Shqipëri. Ai kërkoi rigjykim, duke pretenduar se dënimi është dhënë në mungesë. Sipas prokurorisë, Gëzim Kasemi, më datë 25 shkurt të vitit 1998, në një lokal të qytetit të Beratit, në bashkëpunim me shtetasin Agron Balliu, ka vrarë me armë zjarri katër persona. Sipas burimeve të drejtësisë shqiptare, dhe hetimeve të kryera në atë kohë, viktimat ishin shtetasit Burhan Tomorri, Abdyrrahim Tomorri dhe Kastriot Bejko. Gjithashtu, po në këtë atentat, dy personat e lartpërmendur si autorë të kësaj ngjarjeje makabër, kanë tentuar të vrasin edhe shtetasit Ramadan Eskiu dhe Vlash Shkurti, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›