Prokuroria, 30 dokumente dhe urdhra që "fajësojnë" Mediun
Bashkëpunimi i ish-drejtorit të ndërmarrjes shtetërore të shitblerjeve të armëve MEICO, Ylli Pinari, me prokurorinë, ka zbuluar rreth 30 dokumente dhe urdhra të lëshuara nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu për ngritjen dhe vazhdimin e punimeve në "fabrikën e vdekjes" në Gërdec. Në kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Fatmir Mediu, drejtuar Kuvendit, të gjitha të dhënat apo faktet kalojnë nga MEICO, duke hedhur dyshimin se Pinari ka "fundosur" ish-ministrin e Mbrojtjes. Në fillim të dokumentit, prokuroria deklaron se mbështetur në aktet dhe dokumentet e administruara nga hetimet e deritanishme, evidentohen mjaft të dhëna që përbëjnë dyshim të arsyeshëm se Mediu ka kryer veprime dhe mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, se ato kanë lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec dhe se kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private. Dokumenti i parë, i sekuestruar nga organi i akuzës, është një shkresë më datën 5 korrik 2006, ku është vënë në dijeni ish-ministri i Mbrojtjes Mediu, nga ish- drejtori i MEICO-s, i pandehuri Ylli Pinari, për demontimin e municioneve. Dokumenti i dytë është një kërkesë e kompanisë SAC, në gjuhën angleze, drejtuar ish-ministrit. Pas kësaj kërkese Ministria e Mbrojtjes ka filluar procedurat e përshpejtuara për fillimin e demontimit dhe shitjes së armëve. Prokuroria ka sekuestruar edhe dokumentet që SAC ka krijuar paraprakisht një shoqëri shqiptare të quajtur "Albademil", madje janë bllokuar edhe plotësimi i kërkesave ligjore të "SAC-Albademil". Në vazhdim të hetimeve, prokuroria duke u përpjekur që të zbardhë shpërthimin e fuqishëm të datës 15 mars, ka sekuestruar edhe urdhrin e Mediut se transportimi i municioneve në Gërdec do të mbulohet nga Ministria e Mbrojtjes. Më vonë, nëpërmjet një urdhri tjetër, është urdhëruar që Forcat e Armatosura të transportojnë municionet në Gërdec, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave. Oferta e SAC ka dalë nga zyra e ish-ministrit të Mbrojtjes me shënimet përkatëse drejtuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe sekretarit të përgjithshëm. Po më datë 28 dhjetor 2006 evidentohet fakti i krijimit të shoqërisë "Albademil" me ortakë përfaqësuesin e kompanisë SAC, Patric Henry III, dhe të pandehurin Mihal Delijorgji. Ministria e Mbrojtjes, më datë 12 shkurt 2007, ka dërguar për miratim projektvendimin e Këshillit të Ministrave me titull "Për procedurën e çmontimit, çmilitarizimit dhe tjetërsimit të një sasie municionesh të Forcave të Armatosura (FA), të dala nga armatimi e përdorimi me shoqërinë amerikane SAC". Projekti është hedhur poshtë nga qeveria. Me shkresën nr.1525, datë 14 mars 2007, ish-ministri i Mbrojtjes Mediu ka ridërguar për shqyrtim e miratim projektvendimin me titull "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi", i cili po atë datë është shqyrtuar dhe miratuar nga qeveria.
Në vijim të aktivitetit të tij në kundërshtim me ligjin dhe në interes të përfitimeve të padrejta të subjekteve private që do të bënin çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, ish-ministri i Mbrojtjes Mediu ka miratuar urdhrin nr. 550 "Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave". Hartimi i projekt-urdhrit është bërë nga stafi i ish-ministrit. Një urdhër tjetër ka dalë nga Mediu, i cili përcakton rregullat për hartimin dhe qarkullimin e akteve administrative. Prokuroria tha se ka bllokuar një memo për dhënie mendimi nga shefi i shtabit në lidhje me repartin e Bërzhitës, ku mendohej se do të kryhej demontimi i municioneve. Ndërkohë një nga provat kryesore që hedh dritë mbi abuzimet e ish-ministrit Mediu është edhe fakti se gjashtë ditë para se të firmoste urdhrin për zbatimin e vendimit të KM, ndërmarrja MEICO kishte lidhur kontratë me shoqërinë "SAC-Albademil, më datën 19 prill 2007, e cila ka qenë pjesë e praktikës së projekt-urdhrit të dërguar për t‘u nënshkruar tek ish-ministri. Një tjetër fakt i organit të akuzës, për Mediun është edhe urdhri i tij që shpenzimet e transportit të mbulohen nga subjektet private, sepse në fakt shpenzimet e transportit janë mbuluar prej tyre dhe përllogariten në shumën rreth 500 mijë dollarë.
Një urdhër tjetër i tij realizonte edhe demontimin e municioneve të hequra nga armatimi dhe përdorimi. Sipas akuzës, Mediu ka miratuar këtë urdhër pa përfshirë strukturat e Forcave të Armatosura, ndonëse kjo përfshirje ka qenë e domosdoshme, e diktuar nga objekti i rregullimit dhe strukturat e ngarkuara për zbatimin e tij. Një ndër provat e akuzës ndaj deputetit Mediu është se ka urdhëruar që ruajtja e rajonit të Gërdecit dhe depove të municionit të bëhet nga Komanda e Forcës së Bashkuar dhe Ndërmarrja MEICO. Ky urdhërim, bie në kundërshtim me Këshillin e Ministrave, ku në një ligj të tij parashikohet se mbikëqyrja e sigurisë së procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit, të kryhet nga FA, duke regjistruar lëvizjen dhe sasinë e municioneve të dorëzuara dhe të atyre të çmontuara, si dhe produktet e tyre pas çmontimit dhe çmilitarizimit. Dokumentet dhe urdhrat e mësipërme i kanë "mbushur mendjen" Prokurorisë së Përgjithshme të kërkojë heqjen e imunitetit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. s.çobo
Gërdec, kërkime për predha nën tokë
20 maji do të shënojë edhe përfundimin e pastrimit të sipërfaqes së prekur nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosen rreth 300 të tjerë. "Në zonën rreth kraterit do të nisë kërkimi për predha nën tokë", shprehet komandanti i kërkimeve, Njazi Marku. Sipas tij nuk do të lejohet ndërtimi i asnjë banese pranë kraterit, të paktën për një periudhe rreth 1-vjeçare.