E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata lë në burg tetë të arrestuarit

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg tetë të arrestuarit e operacionit "Ura e Kranesë", të cilët u prangosën tri ditë më parë nën akuzën e "dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit". Prokurorja e çështjes, Violeta Shkurtaj, ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit, si dhe caktim të masës së sigurisë arrest në burg pa afat ndaj shtetasve: Almir Troka, Bledar Kumanaku, Gazmend Kumanaku, Alket Ahmataj, Viktor Mataj, Qazim Kumanaku, Neshet Bimaj dhe Besim Runaj. Kërkesa e prokurores Shkurtaj është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, ndërkohë që në fund të seancës gjyqtarja Lindita Sinanaj ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestin në flagrancë të tetë personave të sipërpërmendur. Si masë sigurie ajo ka dhënë për ata masën e izolimit për një periudhë njëmujore në dhomat e paraburgimit të Fierit, me qëllim vijimin e hetimeve. Tetë personat u arrestuan katër ditë më parë, në një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›