Prokuroria: 40 vite burg për bandën që klononte kartat e kreditit
Masa e dënimit që rrezikojnë të 14 të pandehurit e dosjes së bujshme. Në seancën e ardhshme do të japin pretendimet avokatët dhe më pas vendimi
Laureta Rryçi
Tiranë - Prokuroria kërkoi dje 40 vite burg për 14 të pandehurit e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm “Matrix 4”. Gjatë pretencës së djeshme u kërkua 8 vjet burg për Endrit Gjergjanin, 3 vjet për Rei Karapicin, 4 vjet për Kreshnik Lukën, 3 vjet për Enea Çelën, 5 vjet për Redi Çikanin, 3 vjet për Alban Baren, 3 vjet për Ledio Dokon, 4 vjet për Anil Gjergjanin, 3 vjet për Indrit Abazin dhe 4 vjet për Bledar Abazin. Mbi të pandehurit rëndon akuza mashtrim dhe falsifikim të letrave me vlerë, në bashkëpunim. Ndërsa për të pandehurit Fatmir Borshi, Klajdi Therolli dhe Fatmir Kolmarku u kërkua dënimi me 200 000 mijë lekë gjobë për akuzën e moskallëzimit të krimit. Për të njëjtën akuzë, Prokuroria kërkoi 5 muaj burg për Flamur Gashin. Të pandehurit akuzohen se kanë klonuar kartat e kreditit tip “Vissa” dhe "Master Card", duke shkaktuar vjedhjen në dhjetëra degë bankare të një shume të konsiderueshme parash. Viktimat e tyre ishin qytetarë të huaj, kodet dhe numrat e llogarive bankare të të cilëve bliheshin online nga adoleshentët në internet. Pasi siguronte të dhënat e nevojshme për llogari të qytetarëve europianë, hakersat shqiptarë klononin kartat e tyre të kreditit dhe me anë të tyre tërhiqnin paratë.
Të pandehurit
15 të pandehurit e kësaj çështjeje, Anil dhe Endrit Gjergjani, Alban Bare, Blerim Abazi, Endri Mezuraj, Enea Çela, Fatmir Borshi, Fatmir Kolmarku, Flamur Gashi, Indrit Abazi, Klajdi Terolli, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Redi Çikani dhe Rei Karapici përballen me akuzat “mashtrim në bashkëpunim të disa personave më shumë se një herë” dhe “falsifikim i letrave me vlerë". Ata u prangosën në fillim të gushtit të vitit të kaluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix 4”. Të pandehurit akuzohen se kanë klonuar kartat e kreditit tip “Vissa” dhe “Master Card”, duke shkaktuar vjedhjen në dhjetëra degë bankare të një shume të konsiderueshme.
Rastet
Sipas të dhënave hetimore të dosjes numërohen 400 raste, nga të cilat 272 në Tiranë dhe 128 në qytetet Durrës, Fier, Vlorë, Kavajë etj., ku vidheshin llogaritë bankare të shtetasve të huaj, rezidentë në shtete perëndimore. Viktimat e tyre ishin qytetarë të huaj, kodet dhe numrat e llogarive bankare që grupi i adoleshentëve shqiptarë i blinte “online” në internet. Pasi siguronte të dhënat e nevojshme për llogari të qytetarëve europianë hakerët shqiptarë klononin kartat e tyre të kreditit dhe me anë të tyre tërhiqnin paratë. Me cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestruan pajisje elektronike për klonimin e kartave me shirit magnetik, një sasi kartash me shirit magnetik të mbushura, 1 kompjuter laptop dhe 6 kompjuterë të zakonshëm, dokumente bankare për pajisje me karta krediti, certifikata të ndryshme, 5 automjete si dhe disa doza lëndësh narkotike, hashash dhe heroinë.
25 Mars 2009