E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi i KARITAS-it: “Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në vend”



Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve në vendin tonë është thelluar ndjeshëm. Nëse përpara 19 vitesh popullsia shqiptare vuante nga një varfëri ekstreme, sot situata është krejtësisht ndryshe. Disa njerëz janë pasuruar shumë e disa të tjerë janë thelluar në varfëri. Organizata KARITAS Albania ka realizuar një studim për varfërinë kryesisht në periferitë e qyteteve të mëdha. Ajo që spikat në të dhënat e studimit është fakti se 33 për qind e shqiptarëve janë në emigracion të brendshëm, çka e bën më të pasigurt integrimin dhe sistemimin e tyre. Një prej studimeve të përfunduara të KARITAS-it shqiptar është ai i përqendruar në periferitë e Tiranës. Sipas drejtorit të KARITAS-it shqiptar, Albert Nikolla, vërehet se varfëria e këtyre zonave është në thellim, kjo edhe për shkak të krizës botërore që ka prekur vendin. Këtë raport, së bashku me tre të tjerë të vokusuar mbi çështjen e varfërisë në Shqipëri, organizata e KARITAS-it shqiptar do t’i përdorë për të ndërtuar strategji për eliminimin e varfërisë dhe përjashtimit.

25 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›