Nën hetim, vodhi skrapin e hekurudhave
Hekurudhat shqiptare vazhdojnë
të jenë pre e vjedhësve
të skrapit të hekurt. Një
34-vjeçar nga Durrësi është
arrestuar nga shërbimet e
policisë rreth një muaj pas
konstatimit të vjedhjes së një
sasie të konsiderueshme hekuri
në territorin e Drejtorisë së
Përgjithshme të HSH-së në
Durrës. Dritan Roçi, 34 vjeç,
banor i lagjes 16 të qytetit
bregdetar, në bashkëpunim me
shtetas të tjerë, kanë vjedhur në
ditët e fundit të vitit të kaluar,
konkretisht më 29 dhjetor, një
aks të tërë vagoni hekurudhor
dhe një pjesë të shasisë së tij.
Materiali i vjedhur hekurudhor
kap peshën e 2360 kilogramëve
dhe është bllokuar në cilësinë e
provës materiale. Që prej një
muaji, po punohet për zbardhjen
e kësaj vjedhjeje të
ndodhur pranë selisë së
përgjithshme të Hekurudhave
Shqiptare. Burimet policore
thanë se Roçi ka qenë dhe më
parë i dënuar për veprën penale
të vjedhjes me të cilën do të
përballet sërish.
të jenë pre e vjedhësve
të skrapit të hekurt. Një
34-vjeçar nga Durrësi është
arrestuar nga shërbimet e
policisë rreth një muaj pas
konstatimit të vjedhjes së një
sasie të konsiderueshme hekuri
në territorin e Drejtorisë së
Përgjithshme të HSH-së në
Durrës. Dritan Roçi, 34 vjeç,
banor i lagjes 16 të qytetit
bregdetar, në bashkëpunim me
shtetas të tjerë, kanë vjedhur në
ditët e fundit të vitit të kaluar,
konkretisht më 29 dhjetor, një
aks të tërë vagoni hekurudhor
dhe një pjesë të shasisë së tij.
Materiali i vjedhur hekurudhor
kap peshën e 2360 kilogramëve
dhe është bllokuar në cilësinë e
provës materiale. Që prej një
muaji, po punohet për zbardhjen
e kësaj vjedhjeje të
ndodhur pranë selisë së
përgjithshme të Hekurudhave
Shqiptare. Burimet policore
thanë se Roçi ka qenë dhe më
parë i dënuar për veprën penale
të vjedhjes me të cilën do të
përballet sërish.