E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga ne hotel killerit te Capjes

Artan Cena
Fatos Salliu
Dy vjet hetime dhe pese viktima, mes te cileve tre te vrare, jane dashur qe me ne fund policia te vere ne pranga edhe te dyshuarin si killer te biznesmenit elbasanas, Sokol Capja. Armand Hasani, 24 vjec, eshte arrestuar mbremjen e djeshme ne Tirane, pas operacioni te perbashket te koduar "Autostrada", midis agjenteve te kryeqytetit dhe Elbasanit. I ndaluari akuzohet per vrasjen e biznesmenit Sokol Capja, dy vjet me pare. Per hetimet kane bashkepunuar edhe prokuroret e Krimeve te Renda, qe leshuan nje flete arresti, ndersa ne mungese per 24-vjecarin ishin kerkuar 25 vjet burg. Pas disa muaj hetimesh, sektori i Krimeve te Renda, rreth ores 18:00 te mbremjes, rrethoi ne autostraden Tirane-Durres, ne nje dhome hoteli, Hasanin. Burime zyrtare thane se i dyshuari rrinte prej disa javesh dhe ndaj tij ishin kryer survejime e pergjime ambientale. Ne momentin e arrestimit i jane kapur edhe dy pistoleta, qe kishin plumbat ne goje. Por, 24-vjecari nuk ka pasur mundesi te reagoje, pasi ne operacion jane angazhuar edhe forca speciale. Armando Hasani dyshohet se eshte vrases me pagese i biznesmenit 33-vjecar, Sokol Capja, njerit prej ortakeve te kompleksit "Univers".
Operacioni
Armando Hasani akuzohet se ka bashkepunuar me Dritan Shemen, ky i vrare ne rrugen "Don Bosko", Tirane, nje vit me pare, ndersa ekzekutuan ne fund te vitit 2005, Sokol Capjan per shkak te prishjes se pazareve. Ndaj 24-vjecarit, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masen e sigurise "arrest ne burg" per vepren penale te "vrasjes". Burime zyrtare thane se eshte nen hetim edhe per krime te tjera kundrejt pageses, por nuk jepen detaje. Ne cilesine e proves materiale i jane sekuestruar dy pistoleta tip "Valter" dhe "Astra Gernikov", qe jane derguar ne laborator per ekspertize balistike per te zbuluar ndonje tjeter krim. Hasani ka qene edhe me pare i arrestuar per armembajtje pa leje. Drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit, Arben Hyseni, u shpreh se "kapja e autorit u realizua ne saje te bashkepunimit mes Drejtorise se Policise se Elbasanit dhe policise se Tiranes. Ne shperndame foton e autorit dhe kishim informacion per vendndodhjen e tij. Por nuk mund te dergonim oficeret dhe agjentet tane qe ta ndiqnin, pasi ai i njihte dhe mund te fshihej". Per kete arsye zyrtari tha, per gazeten "KJ", se u bashkepunua me Policine e Tiranes, e cila arrestoi sot ne mbremje te akuzuarin si vrases me pagese. Ne cilesine e proves materiale, atij iu gjenden dy pistoleta, me te cilat dyshohet se ka kryer krimin. Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzen e vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe te armembajtjes pa leje per Ardian Meten dhe Armando Hasanin. Prokurori i ceshtjes, Agim Dilko, ka kerkuar nga 25 vjet burg per te dy autoret. Megjithate, familja Capja ka ngritur pretendimet e saj per autoret e vrasjes. Sipas tyre, vrasja e Sokolit me 30 plumba ishte e organizuar dhe ne te kane marre pjese disa persona. Ata kane kerkuar venien para pergjegjesise edhe te personave te tjere, qe, sipas tyre, jane te implikuar ne kete vrasje.
Vrasjet serial
Sokol Capja u ekzekutua mbremjen e 26 dhjetorit te vitit 2005, kur ishte nen shoqerine e dy vajzave, ne lokal "Aquario", prane Universitetit te Elbasanit. Tre persona te armatosur dhe me maska kane hyre ne lokal dhe kane qelluar disa here me pistoleta dhe me automatik "Skorpion" ne drejtim te 33-vjecarit. Me pare, ata i kane kerkuar klienteve dhe kameriereve qe te shtrihen per toke dhe me pas kane nisur te qellojne ne drejtim te biznesmenit. Sokol Capja u dergua ne spital dhe vdiq gjate operacionit. Sipas mjekeve, ai kishte marre disa plumba ne trup, por vetem njeri i kishte prekur melcine dhe i shkaktoi vdekjen. Pas atentatit, vrasesit jane larguar me nje automjet me targa te huaja. Policia e Elbasanit arriti te identifikoje autoret, te cilet u larguan ne drejtime te paditura. Sipas policise, autore te atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Pas kesaj vrasjeje, ne kohe te ndryshme, ndodhen nje varg ngjarjesh misterioze. Oficeri i policise rrugore, Fadil Mema, u plagos me arme ne kembe nga nje atentat te ngritur nga dy persona, ne afersi te shtepise se tij. Familja Capja kishte akuzuar Memen si organizator te atentatit pas nje konflikti qe kishte pasur oficeri me Sokolin. Te dy familjet kishin lidhje te ngushta miqesore mes tyre. Pas plagosjes, policia ndaloi nje nga nipat e Sokol Capes dhe nje person tjeter. Por Prokuroria nuk provoi se ai ishte i perfshire ne atentatin ndaj Fadil Memes. Pas pak kohesh u ekzekutua ne lokalin autoshkolle te Fadil Memes kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi te identifikoje dhe te kape autoret. Nje nga te akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndersa tentoi te arratisej per ne Greqi. Gjate operacionit, ai u plagos ne njeren kembe. Pas kapjes se Ardian Metes, u vra ne rrethana misterioze ne Tirane, Dritan Sheme. Autoret arriten te gjejne vendndodhjen e tij nepermjet se dashures. Policia shpalli ne kerkim autorin tjeter Armando Hasanin. Sipas te dhenave te policise, Armandoi Hasani ka qendruar i fshehur me identitet te rreme ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›